“Dështuat t’a mbronit”/ Foshnja 9-ditëshe ndërroi jetë pasi kokaina kaloi përmes qumështit të gjirit, prindërit shpëtojnë nga burgu
Një aksident zinxhir që përfshiu 69 automjete ndodhi në Karolinën e Jugut në SHBA, duke rezultuar në mbylljen e të dy korsive të autostradës dhe duke plagosur disa persona.
Sipas medias lokale Carolina Fox, një nga të plagosurit u desh të transportohej me helikopter në spital, ndërsa të paktën dy persona raportohet të janë plagosur rëndë.
Aksidenti ndodhi në një urë që lidh Qarkun Clarendon dhe Orangeburg mbi Liqenin Marion, kur mjegulla e dendur mbuloi zonën dhe kufizoi fushëpamjen e shoferëve, duke rezultuar në një zinxhir përplasjesh.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Sandy City, 15 kamionë dhe 54 makina u përfshinë në aksident.
Nga incidenti nuk pati viktima, por shumë njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, ndërsa sipas autoriteteve lokale, departamenti i zjarrfikësve u desh të ndihmonte në nxjerrjen e katër personave.
Noah Mandel po udhëtonte me familjen e tij nga Virxhinia në Florida kur u përball me një karambol.
“Ishte çmenduri, është një nga ato gjëra që nuk mendon kurrë se do të të ndodhin”, tha ai për një media lokale, duke shpjeguar se pa një makinë pas tyre që filloi të nxirrte tym dhe më pas shpërtheu në flakë, ndërsa përpara tij kishte njerëz të bllokuar në automjetet e tyre.
Siç shpjegoi ai, prania e liqenit direkt nën urë e bëri situatën edhe më të rrezikshme, megjithëse, vuri në dukje ai, “ne ishim veçanërisht me fat që asnjë nga automjetet nuk përfundoi në ujë”.
Sipas mediave lokale, autoriteteve iu desh të punonin me orë të tëra në vendngjarje, për të zgjidhur problemin e trafikut.
Top Channel