Çudia e rradhës në këtë Botëror/ Pse Djed Spence u fut në fushë me dy numra të ndryshëm në fanellë, 25 dhe 23?!

17/07/2026 17:04

Një pamje e rreme që pretendonte të tregonte Lionel Messin duke i shkelur këmbën Djed Spence-it në prag të golit të dytë të Argjentinës, u bë virale dje në rrjetet sociale.

Përhapësit e konspiracionit të zakonshëm u hodhën menjëherë në sulm: “Messi duhej të përjashtohej!“, “Goli duhej të anulohej!“, “FIFA e mbron Messin, ashtu siç po e bën këtë Botëror!“.

Por e vërteta është shumë më e thellë dhe më e errët: dikush ka bërë një modifikim kaq të dobët sa që, për të bërë që këmba e Messit të duket më afër Spence-it, lojtarit të Anglisë i është ndryshuar numri i fanellës nga 25 në 23!

Top Channel