E kaluara e errët e Vincic, kur gjyqtari i finales gjendej mes prostitutave dhe armëve!
Pas deklaratës së kreut të Partisë Mundesia Agron Sherhaj se ka shitur vilën e tij në Itali për 15 milione euro, para të cilat thotë se i ka të deklaruara, Taulant Balla ka postuar një video ku tregon vilën në fjalë, dhe i drejtohet me tone ironike Shehaj, duke i kërkuar sqarime.
Në videomesazh, Balla ngre pikëpyetje mbi statusin e pronës, duke aluduar për mospërputhje në deklarimet e bëra nga Shehaj.
“O Gono, ku je mo burrë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? A është 250, 498, 359? E ke shitur vjet në shtator apo është akoma e jotja? Se mos e nxjerr Kadastra e Italisë që është ende e jotja, se na merr në qafë pastaj. Shihi këto letrat dhe sqaroje pak këtë punë. Dakord, Gono?”, shprehet Balla në video.
Ndërkohë nga ana tjetër i është përgjigjur Agron Shehaj, duke thënë se Balla ka publikuar të dhëna të vendndodhjes së shtëpisë në Itali ku jetojnë fëmijët e tij së bashku me bashkëshorten.
Në një video të filmuar përpara Kryeministrisë, Shehaj thotë se të dhënat për shtëpinë e familjarëve të tij janë publikuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë!”, shprehet Shehaj.
“Pse e bën Edi Rama këtë? Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë: Ne nuk ndalemi! Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë”, e mbyll reagimin e tij Shehaj.
Top Channel