Krim në Londër, adoleshenti vret pronaren e një apartamenti disa orë pasi kishte marrë me qira një dhomë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke shpjeguar një nga pikat kryesore të projektligjit të ri për sigurinë, të miratuar të mërkurën nga Këshilli i Ministrave i Italisë.
Meloni ka theksuar se ndryshimet synojnë të ndalojnë, sipas saj, një situatë paradoksale ku një person që pëson dëm gjatë kryerjes së një vepre penale mund të kërkojë kompensim.
“Ju më sulmoni. Unë mbroj veten. Dhe unë duhet t’ju kompensoj? Nuk është e drejtë”, shkroi Meloni.
Sipas kryeministres italiane, me projektligjin e ri do të vendoset një rregull i qartë: personi që pëson dëme gjatë kryerjes së një krimi nuk mund të kërkojë dëmshpërblim, as ai dhe as familjarët e tij.
“Kushdo që shkel ligjin nuk mund të presë të kompensohet nga ata që mbrojtën veten. Shteti është në anën e njerëzve të mirë, jo të kriminelëve”, deklaroi Meloni.
Postimi i saj shoqërohej me një fotografi të kryeministres dhe me mesazhin: “Mjaft me paradokset! Kushdo që kryen një krim nuk mund të kërkojë kompensim për dëmin e pësuar gjatë kryerjes së një krimi.”
Top Channel