Gjeometria mposht fizikun, kur një lojtarë 174cm i gjatë, ndëshkon gjigandët…
17/07/2026 17:33
Futbolli nuk është një sport që luhet në varësi të gjatësisë.
Teksa mbrojtja e Anglisë shfaqej si një mur i pakalueshëm me John Stones (188cm), Ezri Konsa (183cm), Marc Guehi (182cm) dhe Dan Burn (201cm), ishte Lautaro Martínez (174cm) ai që bëri diferencën.

Ky gol nuk ishte triumfi i forcës fizike, por i inteligjencës taktike. Në zonën e rreptësisë, koha e lëvizjes dhe pozicionimi mposhtën centimetrat e mbrojtësve anglezë. Ky episod mbetet dëshmia më e pastër se kur krosimi është i përkryer, lartësia e mbrojtësit bëhet e parëndësishme përballë instinktit të sulmuesit.
Top Channel