Kërcënoi punonjësen dhe vodhi një shumë parash/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”.
Policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa sekuestroi edhe thikën që dyshohet se është përdorur në konflikt.
Gjithashtu, është arrestuar edhe 59-vjeçari i dëmtuar, pasi sipas policisë nuk ka pranuar të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes, duke u proceduar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Elbasan
Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar.
Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, organizuan punën, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. A. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin R. B., 59 vjeç.
Më tej, u kryen veprimet për arrestimin në flagrancë edhe të shtetasit R. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka pranuar të japë shpjegime për ngjarjen.
I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për ngjarjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel