“Kush shet votën është faqezi”, Ylli Manjani në “Topin e kam unë”: Më plas xhani, jam detyruar të bojkotoj votimin

27/10/2026 21:34

Juristi Ylli Manjani, sot i ftuar në “Topin e kam unë”, përballë të rinjve panelistë, është shprehur se ai që shet votën “është faqezi”.

Sipas Manjanit, kjo për shkak se pronar i demokracisë është vetëm vota dhe se shitja e saj e dëmton atë.

Manjani argumenton se arsyeja se përse e shqetëson kaq shumë shitja e votës është se, sipas tij, vota e tij dhe vota e atij që e shet kanë të njëjtën vlerë.

“Ai që shet votën është faqezi, nuk e meriton të drejtën e votës, sepse nëse ka pronar demokracia, është vota. Imagjinoni se çfarë të bën ai që të ka vlerë votën. Unë e di çfarë do të thotë të jesh pa bukë, por shitja e votës nuk është zgjidhje.

Unë nuk jam në politikë dhe nuk kam ndërmend të bëj moralistin dhe nuk lyp vota… Mua më vjen inat, më plas xhani, që vota ime është e barabartë me një shitës vote, dhe jam detyruar të marr vendim personal të bojkotoj votimin. Shitja e votës është akt legjitimiteti i të paligjshmes”, u shpreh ai.

Top Channel