“Shko në protestë, qëndro si burrë!” Manjani: Ligji për tubimet nuk lejon maskat/ Rei citon nenet: Po mbrohen nga gazi dhe goditjet e Policisë
Kjo është turistja 25-vjeçare, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në Durrës. Ajo u gjet pa shenja jete në apartamentin që kishte marrë me qira në qytetin bregdetar. Pranë saj, në shtrat, ndodhej vajza e saj 2-vjeçare, e cila nuk kishte pësuar lëndime.
Ngjarja e rëndë u zbulua më 8 tetor, kur punonjësja e pastrimit hyri në apartamentin ku 25-vjeçarja po qëndronte së bashku me të bijën, gjatë pushimeve në qytetin bregdetar shqiptar.
Sipas raportimeve, punonjësja e gjeti Ferne King të pajetë në shtrat, ndërsa vogëlushja ndodhej pranësaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.
Një nga pistat që po shqyrtojnë autoritetet është ajo e një arresti kardiak. Megjithatë, shkaku i saktëi vdekjes ende nuk është përcaktuar, pasi priten rezultatet e analizave toksikologjike të kryera në laborator.
Deri më tani, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje. Pas vdekjes së nënës, vajza e vogël, Sihana, është marrë në kujdes nga shërbimet sociale të qytetit të Tiranës.
Sipas medias britanike “Metro”, Ferne King ndodhej në Durrës për një qëndrim të shkurtër, vetëm tre ditë. Ajo kishtemarrë me qira një apartament në një prej rrugëve kryesore të qytetit, pranë restoranteve, hoteleve dhe MuzeutArkeologjik.
Trupi i 25-vjeçares pritet të riatdhesohet, ndërsa ceremonia e varrimit është planifikuar të mbahet më 6 nëntor.
Top Channel