Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.
Banorët thonë se janë shkatërruar sipërfaqe të tëra me jonxhë, perime, drithëra, pemë frutore dhe kultura të tjera, ndërsa rrezikohen edhe prodhimet që sigurojnë ushqimin e familjeve dhe të bagëtive për dimër. Sipas tyre, ky është viti i tretë radhazi që përballen me të njëjtin fenomen, ndërsa dëmet këtë sezon janë edhe më të mëdha.
Fermerët shprehen se situata po i çon drejt falimentimit, pasi kanë humbur pothuajse të gjithë prodhimin e sezonit.
Banorët shprehin gjithashtu pakënaqësi për reagimin e institucioneve vendore, duke pretenduar se masat e marra deri tani kanë qenë të pamjaftueshme.
Për banorët e Boshanjit, situata ka kaluar kufijtë e një problemi të zakonshëm bujqësor dhe është kthyer në një emergjencë ekonomike. Nëse nuk marrin mbështetje ata rrezikojnë të mbeten pa prodhim, pa ushqim për bagëtinë dhe pa të ardhura për të përballuar dimrin.
Top Channel