E premte, 14 Gusht 2020
10:37
Sot përballje titanësh/ Leipzig, ‘përralla’ e Champions

Leipzig kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pas një fitoreje surprizë por të merituar ndaj Atletikos së Madridit, duke u cilësuar tani e vetme si përralla e turneut elitar këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nagelsman u imponua 2-1 ndaj favoritëve të argjentinasit Simeone, e tani kalon mes 4 më të mirëve ku do të masë forcat me Paris Sën Zhermen.

10:33
Vuçiç konfirmon takimin në Uashington: Nuk mund ta refuzojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, duke thënë se vendi i tij nuk është në pozicion për të refuzuar takime.

10:27
Sulmi ndaj “Voloreka”/ Pritet masa për Ilir Berberin

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor.

10:22
Britania e Madhe shton Francën në listën e shteteve të karantinës

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë.

10:15
Mbi 10 autobusë të bllokuar në Jorgucat/ Qytetarët të irrituar: Me këtë ritëm i bie të kalojmë pasnesër, po humbim fluturimet

Mbi 10 autobusë me udhëtarë dhe turistë që largohen nga Shqipëria,pa ndonjë shkak, janë bllokuar nga policia në Jorgucat dhe nuk lejohet të vazhdojnë drejt Kakavijës.

10:07
Sulmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Lipjan

Policia ka arrestuar një person në Lipjan pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër.

09:54
Pamjet me dron/ Si policia rrethoi dhe shtriu përtokë organizatorin e ngjarjes së Tushemishtit

Policia ka ndarë detaje dhe pamjet nga operacioni “Driloni” që çoi në 7 numrin e të arrestuarve për sulmin që u bë hotelit në Tushemisht me 100 plumba.

09:52
59 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 prej tyre janë me oksigjeno terapi, ndërsa 17 pacientë në gjendje të rëndë.

09:40
Sulmi me 100 plumba ndaj hotelit në Tushemisht/ Policia jep detajet: Kemi arrestuar organizatorin, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor.

09:30
Ambasada amerikane në Serbi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, lajm i mirë

Ambasada amerikane në Serbi, paralajmërimin për takimin në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur “lajm të mirë”.

09:27
Qeveria afgane nis fazën e fundit të lirimit të të burgosurve talibanë

Qeveria afgane ka thënë më 14 gusht se ka nisur lirimin e 400 militantëve talibanë, në kuadër të fazës së fundit të këmbimit të të burgosurve që synon të hapë rrugën për bisedime të paqes mes Kabulit dhe talibanëve.

09:25
Takimi në Uashington/ Thaçi: E mirëpres, mirënjohës SHBA-së për përkushtimin

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

09:19
Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme

Sonte do të luhet çerekfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Barcelonës dhe Bayern Munich.

09:17
​Haradinaj: Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë dhe njohje reciproke në kufijtë ekzistues, kështu ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

09:14
Hoti konfirmon takimin me palën serbe në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar të premten takimin mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator në Uashington.

09:10
Pa panik! OBSH hedh poshtë shqetësimet për përhapje të koronavirusit përmes ushqimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shqetësohen nga përhapja e koronavirusit të ri përmes ushqimit, pasi autoritetet kineze kanë thënë se kanë gjetur gjurmë të virusit në ushqim dhe paketim të ushqimit.

07:59
Grenell jep lajmin: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.

07:54
Trump sulmon Kamala Harris-in: “Nuk kualifikohet” për të shërbyer si zv-presidente

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka sulmuar kandidaten për zv-presidente të demokratëve, Kamala Harris.

07:40
Video/ Nuk mjafton vetëm Covid-19, zjarr masiv në Los Angeles

Zjarri i rënë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe ka dalë jashtë kontrollit.

07:25
Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

07:11
Qeveria gjermane tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G

Qeveria gjermane po heq dorë nga ndalimi i Huawei si furnizues i pajisjeve për 5G, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas raportit, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) së pari do të kontrollojë teknologjinë e dhënë për të pajisur rrjetet 5G për miratim. Një katalog i masave të sigurisë do të miratohet në Aktin e Telekomunikacionit, thuhet në raport.

06:50
Franca çoi avionët ushtarakë në ndihmë të Greqisë, vjen reagimi i ashpër i Erdogan ndaj Macron

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se dialogu dhe negociatat janë mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Turqisë dhe Greqisë për eksplorimin e energjisë në Mesdheun Lindor, duke shtuar se Ankaraja nuk po ndjek asnjë “aventurë” në rajon.

06:29
Komisioni Europian përmbyll marrëveshjen për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit

Komisioni Europian ka përmbyllur sot bisedimet hulumtuese me kompaninë Johnson & Johnson për të blerë një vaksinë të mundshme kundër COVID-19. Kjo vjen pas hapave të parë pozitivë me Sanofi-GSK më 31 korrik. Sipas kontratës së parashikuar me Johnson & Johnson, shtetet e BE do të kenë mundësi të blejnë vaksinën si dhe donacionin e saj për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

06:08
Diabeti i tipit 2/ Zbuloni përse yndyrnat janë shkaku i vërtetë i sëmundjes

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin. Nga vitit 1980 deri në vitin 2014, numri i diabetikëve në botë u rrit nga 108 milion në 422 milionë njerëz. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

05:47
Vrapi, 4 gabime që pengojnë dobësimin

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin. Ai rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit të rregullt e të përditshëm, ata nuk dobësohen, madje shtojnë në peshë. Në këtë artikull do të mësoni 4 gabimet kryesore në vrap që pengojnë dobësimin tuaj.

05:26
Mjaltë me vaj ulliri herët në mëngjes, trajtimi një javor i shëndetit

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme. Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit. Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë çaji ose gjelle) sepse përfitimet janë të dyfishta.

05:05
A është e dëmshme kërcitja e kockave? Mësoni kujdesin që ju duhet

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Me siguri dhe ju që po lexoni mund të ju ketë ndodhur në shumë raste.

04:40
Autoritetet amerikane konfiskojnë llogaritë e donacioneve për 3 organizata terroriste

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar qindra miliona dollarë dhe monedha virtuale që përdoreshin për të financuar al-Qaidën, Shtetin Islamik dhe krahun ushtarak të Hamasit, njoftoi të enjten Departamenti i Drejtësisë.

04:19
Trump kundër fondeve për Sherbimin Postar federal sepse do të nxiste votimin përmes postës

Presidenti Donald Trump tha të enjten se është kundër kërkesës së demokratëve për miliarda dollarë fonde për shërbimin postar amerikan sepse do të krijonte kushtet për votime përmes postës në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, për të cilat presidenti ka ngritur shqetësimin, pa ofruar prova, se do të çonte në manipulime masiv dhe do ta shtrembëronte rezultatin kundër tij.

03:56
Ivanka Trump vazhdon fushatën për fuqizimin e grave në mes të pandemisë

Këtë javë administrata Trump njoftoi 122 milionë dollarë fonde për programe dhe partneritete të reja të nismës për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Grave (W-GDP) , dhe publikimin e plan-veprimeve të 10 agjencive qeveritare për një reformë ligjore që do të heqë barrierat ligjore dhe kulturore për pjesëmarrjen e grave në ekonomi në të gjithë botën.

03:35
FBI-ja do t’i bashkohet hetimeve për shpërthimin në Bejrut

Një diplomat i lartë amerikan tha të enjten se FBI-ja do t’i bashkohet hetimeve rreth shpërthimit të madh në Bejrut javën e kaluar, për “të garantuar se diçka e tillë nuk do të ndodhë më”. Gjatë vizitës në një lagje të rrënuar të Bejrutit, Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, David Hale, tha se Libani ka nevojë për “reforma ekonomike dhe fiskale si dhe që t’i jepet fund qeverisjes jofunksionale e premtimeve boshe”.

03:12
Demokratët duan rol më aktiv të ish-presidentit Obama në fushatën e zotit Biden

Megjithëse ish-presidenti Barak Obama është treguar më aktiv kohët e fundit në mbështetje të zotit Joe Biden, pretendenti që pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat në zgjedhjet presidenciale, zoti Obama është rezervuar në kritikat publike kundër pasuesit të tij, Donald Trump. Shumë demokratë tani po i bëjnë thirrje ish-presidentit Obama të angazhohet më fuqishëm në mbështetje të zotit Biden duke iu kundërvënë direkt sulmeve të Presidentit Trump, në mënyrë që të mobilizojë bazën demokrate ndër votuesit amerikanë.

02:51
Klima/ Dekada e fundit më e nxehta e regjistruar në tokë

Një raport i publikuar të mërkurën tregon se 2019 ishte një tjetër vit ekstremesh për klimën e tokës duke sjellë edhe një panoramë të zymtë të realitetit për ngrohjen globale.

02:30
Trajneri Domenech sulmon sërish italianët

Raimond Domenek nuk e humb kurrë rastin nëse bëhet fjalë për të patur armiq të rinj, sidomos nëse ata janë italianë. Trajneri i njohur francez këtë radhë përdori rrjetet sociale për të kritikuar një homolog si Gasperini, që shkoi përtej pritshmërive dhe buxhetit të një skuadre mesatare si Atalanta, shumë pranë gjysmëfinaleve të Champions, madje vetëm pak sekonda larg saj.

02:04
Wenger refuzon Barçën, francezi i përkushtohet FIFA-s

Një mundësi e tillë ndoshta nuk do ti vijë më kurrë por pasi u mendua për ditë me radhë, Arsen Venger vendosi të refuzojë me bujë pankinën e Barcelonës. Tekniku i njohur transalpin i cili prej 2018 nuk ka marrë drejtimin e një skuadre që kur ndau rrugët me Arsenalin pas plot 22 vjetësh, u kontaktua vazhdimisht nga katalanasit për të drejtuar ekipin sezonin e ri, por pa sukses.

01:43
Izraeli bën paqe me Emiratet e Bashkuara Arabe/ Nënshkruhet marrëveshja me ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.

01:21
Viktimat e Covid-19/ India në vendin e 4 në botë

India është bërë vendi me numrin e katërt më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë. Bilanci i saj u rrit me 942 viktima të reja të enjten, duke e çuar totalin në 47033. Rritja e numrit të viktimave bën që bilanci i Indisë të kapërcejë atë të Britanisë së Madhe që ka regjistruar deri më sot 46791 viktima sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins. Bilanci në Britaninë e Madhe u rishikua në fakt të mërkurën dhe u reduktua në 41329 për shkak të fillimit të përdorimit të një metode të re të numërimit.

00:57
Rrit rrezikun e koronavirusit, Galicia në Spanjë ndalon duhanin

Rajoni spanjoll i Galicisë ka ndaluar duhanpirjen në vende publike për shkak të shqetësimeve se ai rrit rrezikun e transmetimit të Covid-19. Urdhëri e bën kështu pirjen e duhanit të ndaluar në rrugë dhe vende publike si restorante apo bare, nëse distanca sociale nuk është e mundur.

00:39
I ndarë mes Belgjikës dhe Holandës, ky është qyteti me 2 palë rregulla

Ekziston një enklavë e vogël belge në jug të Holandës ku respektimi i dy lloje rregullash për të luftuar koronavirusin është bërë një sfidë e përditshme, me kufirin ndërkombëtar që kalon mes për mes rrugëve e madje ndan në mes në disa raste edhe dyqane e shtëpi. Qyteti i vogël Baarle Hertog, është i ngjitur me fqinjin holandez Baarle Nassau, por 22 enklavat e tij janë në territor belg dhe pjesë e bashkisë së Antverpit që gjendet 50 km larg.

00:18
Rrëzohet ligji për UÇK/ Kuvendi nuk e voton pas kritikave të SHBA dhe BE

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të procedohet sërish në seancë plenare, tha propozuesi i këtij legjislacioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Gazmend Bytyçi.

E enjte, 13 Gusht 2020
23:56
Champions League/ Leipzig eleminon Atletico Madrid-in, njihuni notat e lojtarëve

Leipzig vazhdon të surprizojë në Uefa Champions League. Skuadra gjermane arriti të fitojë 2-1 ndaj Atletiko Madrid duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

23:30
Sërish negociata mes Interit e Realit, madrilenët kërkojnë mbrojtësin zikaltër

Një vit më parë Reali provoi të transferojë në Madrid mbrojtësin sllovak të Interit, Milan Skriniar, por hasi në pretendimet mjaft të larta të zikaltërve, që kërkuan plot 100 milionë euro për të hequr dorë nga 25-vjeçar. Kjo bëri që madrilenët të ndryshojnë objektiv dhe të blejnë nga Porto mbrojtësin brazilian Eder Militao, i cili deri tani ka mbetur në hijen e dyshes Varane-Sergio Ramos dhe nuk ka arritur të justifikojë shpenzimin e bërë për të.

23:12
Tjetër surprizë në Champions, Leipzig mposht Atletiko Madrid dhe kalon në gjysmëfinale

Gjermanët e Leipzig vijojnë të bëjnë befasinë në Ligën e Kampionëve, pasi mbrëmjen e sotme kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Atleticon e Madridit dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalet e kompeticionit, duke shënuar një arritje historike.

22:54
Slloveni, Pompeo nënshkruan deklaratën mbi teknologjinë 5G

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua në Slloveni me udhëheqësit e këtij vendi. Takimet përfshinë mes të tjerash nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët lidhur me teknologjinë 5G.

22:49
Foto/ Njerëzit gjejnë sozitë e tyre në vendet më të çuditshme…

Kushdo nga ne do të ishte i interesuar për të gjetur sozinë e tij. Për ta arritur një gjë të tillë një rol vendimtar luan dhe rastësia.

22:45
SHBA konfiskon monedha digjitale në vlerë të miliona dollarëve nga organizatat terroriste

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat janë shfrytëzuar nga organizata terroriste si Al-Kaida, Shteti Islamik dhe Hamas, për të krijuar fonde për misionet e tyre.

22:40
Kosovë/ Gruaja që pretendon se u ngacmua seksualisht nga ish-ministri i Shëndetësisë, rrëfen si ndodhi ngjarja

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi. E pas kësaj, një mjek kirurg nga Spitali i Pejës, i ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

22:32
FOTO/ Nora publikon foton e nxehtë nga jahti luksoz: Së shpejti…

Nora Istrefi gjithmonë është vendosur në qendër të vëmendjes për format e saj trupore, që me të vërtetë janë për t’u pasur zili.

22:30
BE rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

22:26
OBSH: Shkujdesja në sjellje shkak për rritjen e rasteve me Covid-19 në Evropë

Lehtësimi i masave, disponueshmëria më e madhe e testeve, por edhe shkujdesjet në verë, shpjegojnë rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 në Europë, vlerësoi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

22:18
Video/ Kur shërohet dhe pacienti i fundit! Festa “e çmendur” e dy mjekeve suedeze

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon entuziazmin e dy mjekeve suedeze që kanë përcjellë pacientin e fundit të shëruar nga covid-19 nga spitali.

22:06
Nuk kishte maskë/ Policia kap për fyti dhe përplas përtokë 21-vjeçaren

Organizata Botërore e Shëndetit dhe shumë ekspertë të shëndetësisë, e kanë vlerësuar vendosjen e maskës mbrojtëse si “armën” kryesore të frenimit të pandemisë së koronavirusit.

21:57
Princi indian ‘gay’ i përjashtuar nga familja, hap pallatin për komunitetin LGBT

Gjashtëqind vjet histori familjare pushteti dhe pasurish, por në vitin 2006 princi Manvendra Singh Gohil, trashëgimtar i maharaxhës Rajpipla në shtetin indian Gujarat, deklaroi publikisht se është homoseksual.

21:49
Rita “djeg” Instagramin! E buzëqeshur “vesh më vesh”, shfaqet më seksi se kurrë…

Jo vetëm në këngë, Rita Ora fiton një vëmendje të madhe dhe me fotot që poston në rrjete sociale.

21:40
Tiranë/ Makina përplas 15 vjeçarin, detajet e para

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në Tufinë, Tiranë.

21:36
Ulet nën 1 milion numri i amerikanëve që pretenduan se janë të papunë

Numri i amerikanëve që kanë pretenduar se kanë mbetur të papunë ka rënë nën 1 milion për herë të parë prej muajit mars.

21:19
20 fotot mahnitëse që nuk kishin nevojë për ‘photoshop’

Planeti ynë është unik dhe mrekullitë që na bëjnë të admirojmë botën mund të ndodhin në çdo moment, për këtë mjafton të shikojmë bukurinë që kemi përpara.

21:13
Liban, parlamenti ratifikon gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut

Parlamenti libanez ratifikoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, e deklaruar në Bejrut pas shpërthimit shkatërrues në port që nxiti zemërimin e popullatës.

21:12
Modelja “gjigante” rrëfen se është e martuar me një burrë tepër të shkurtër: Ndihem e bekuar…

Emerald Van Langen, 32-vjeçe, që në vogëli ka pasur një ëndërr, të bëhej një modele e njohur.

20:52
Itali, testim i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së

Udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19, sipas një dekreti të lëshuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

20:47
Përplasen tre makina/ Aksidentohet djali Hashim Thaçit, ja gjendja e tij shëndetësore

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka pësuar një aksident këtë të enjte

20:44
Pamje spektakolare të fishekzjarreve masive nga avionët rusë IL-76 (video)

Megjithse jemi mësuar të shikojmë shfaqje dramatike lufte nga avionët dhe helikopterët rusë, kësaj here është radha e flotës së transportit me një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh nga tre avionë Ilyushin Il-76MD, me rastin e 90-vjetorit të flotës ruse Vozdushno-Desantnye Voyska.

20:35
Ndryshon FA Cup/ Jo ndeshje shtesë kur barazohet

Kupa e Anglisë do të ndryshojë në sezonin 2020/21. duke nisur pikërisht nga sezoni i ardhshëm, në FA Cup nuk do të ketë ndeshje shtesë në raundet kualifikuese nëse do të ketë ndonjë rezultat të barabartë.

20:32
Nëna sfidon Rita Orën, del me bikini dhe tregon format perfekte (FOTOT)

Të gjithë e njohin Vera Orën, pasi ajo shpesh komenton në fotot e vajzës së saj Rita.

20:22
Po ngrinte 400 kg, momenti shokues kur atletit rus i thyhen të dy gjunjët (VIDEO)

Një peshëngritës rus ka thyer të dyja gjunjët në një përpjekje të dështuar për të ngritur 400 kg.

20:21
Në 23:00 mbyllet kufiri në Kakavijë/ Të inatosur qytetarët i bien borive, me mijëra do e kalojnë natën jashtë

Situata nuk duket aspak e mirë në Kakavijë ku janë të shumtë qytetarët që presin në radhë për të kaluar kufirin.

20:16
Vdes 15 vjeçarja pas ndërhyrjes dentare rutinë për vendosjen e telave të dhëmbëve

Një vajzë adoleshente ka vdekur pas operacioni dentar për vendosjen e telave të dhëmbëve në Britani.

20:06
Albian Ajeti te Celtic/ Sulmuesi ikën nga West Ham pa asnjë gol

Sulmuesi me porigjinë shqiptare Albian Ajeti u transferua verën e kaluar te Uest Hem me shpresën se në impaktin e parë në kampionatin më të fortë të botës, do të kishte sukses.

20:01
Nisma e SHBA, “Rrjeti i Pastër”/ Telekom Albania i jep Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet

Telekom Albania u cilësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë gjithashtu Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kësaj nisme.

19:55
Fotot/ Bashkia Tiranë: Si do të transformohet Kopshti Zoologjik

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor.

19:48
Ulet ndjeshëm numri i lindjeve/ Bonusi për çiftet e reja nuk po jep efektin e dëshiruar

Bonusi i lindjes, që u miratua dy vite më parë, nuk i ka nxitur çiftet e reja të bëjnë fëmijë.

19:44
​Qeveria Hoti aprovon planin prej 365 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

19:38
FOTO/ Kamboxhia një perlë e turizmit, pushuesit mbeten të mrekulluar…

Bregdeti i Kamboxhias është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave botërorë.

19:37
TikTok/ Aktvistja me aftësi ndryshe, dënon përdorimin e fotos së saj “për të trembur fëmijët”

Mediat sociale thuhet se afrojnë njerëzit, por mund të bëhen dhe burim i disa tendencave mizore.

19:28
Operacion në Tiranë/ Policia kap 4 persona, mes tyre dhe shoku i Laert Haxhisë

Grupi operacional në policinë e Shtetit po zhvillon një operacion në zonën e Dajtit në kryeqytet, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

19:11
FOTO/ Mbuloi trupin thuajse tërësisht me tatuazhe, gruaja rrëfen eksperiencën e pazakontë

Lina L, me origjinë nga Gjermania, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pasi bëri dhjetëra tatuazhe.

19:00
Hakmarrja e Berlusconit ndaj ish të fejuarës biseksuale, foto me të dashurën deputete

Silvio Berluskoni është fotografuar me të dashurën e tij të re, në atë që konsiderohet si një përpjekje për t’u hakmarrë ndaj ish-të fejuarës së tij, Francesca Pascale.

18:55
Bjellorusia i dorëzon Rusisë mercenarët e kapur në Minsk

Mercenarët e kompanisë private ushtarake ruse Wagner Group do t’i dorëzohen së shpejti Moskës, njoftonin mediat e të dyja vendeve.

18:52
Elbasan/ Po transportonte 34 shtetas të huaj nga vendet e treta, arrestohet 40 vjeçari

Një 40-vjeçar, u kap në flagrancë nga policia e Elbasanit duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

18:48
FBI-ja do të marrë pjesë në hetimet për shpërthimin në Bejrut

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.

18:42
Shokuese/ Gjysmë lakuriq dhe me sharrë elektrike në duar, burrat kërcënojnë pushuesit (FOTO)

Dy burra gjysmë të zhveshur, të gjakosur e me tatuazhe në trup, kanë kërcënuar me sharrë elektrike pushuesit e një plazhi në Toronto të Kanadasë.

18:40
Marrëveshja mes Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe/ Rama: Frymëzuese, shembull për bashkëpunim

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.

18:28
Vetëvrasësi që hidhej nga dritarja shtyp për vdekje nënën me karrocë në trotuar

41 vjeçarja Erzsebet Gabor sapo kishte dalë nga shtëpia e saj në Budapest me dy fëmijët e vegjël, kur u godit për vdekje nga një burrë që ishte hedhur nga një dritare e katit të 14-të mbi të.

18:20
Rajoni spanjoll ndalon pirjen e duhanit për të frenuar përhapjen e COVID-19

Rajoni spanjoll, Galicia, ka ndaluar pirjen e duhanit në hapësira publike, pas shqetësimeve se rrit rrezikun për përhapje të koronavirusit.

18:18
Greqi/ 204 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19. Diskutohet shtyrja për dy javë e vitit të ri shkollor

Greqia raporton sot përsëri një numër të konsiderueshëm të rasteve me të prekur nga koronavirusi.

18:15
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.

18:03
Zbulohen mozaikët e Linit/ Bazilika e periudhës romake mund të vizitohet

Në Bazilikën e Linit, një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë në Pogradec, pas Pastoforit është ekspozuar edhe pjesa e Narteksit.

17:58
Vetëvritet në moshën 36 vjeçare vajza e miliarderit të njohur

Hilary Tisch, një nga vajzat e bashkëpronarit të skuadrës amerikane të futbollit amerikan New York Giants, Steve Tisch ka ndërruar jetë. Ajo kishte tentuar vetëvrasjen pak ditë më parë dhe ishte në gjendje të rëndë shëndeti mendor.

17:50
Stërvitje greko-franceze në Mesdheun Lindor/ Erdogan nuk prapset, Merkeli bisedon me të dhe Mitsotakis

Si një manifestim i parë i angazhimit të Presidentit Francez Emmanuel Macron për të forcuar praninë e vendit të tij në Mesdheun lindor konsiderohen lojërat ushtarake të orëve të fundit të trupave franceze në bashkepunim me ato greke, pikërisht në zonën detare të cilën e ka izoluar me Navtex Ankaraja ,duke i dërguar asaj mesazhin të ndalojë kërkimet për hidrokarbure dhe të fillojë dialogun.

17:49
VIDEO/ 75-vjeçarja humb kontrollin e fuoristradës dhe futet brenda në spital, ka të vdekur

Në një video të bërë virale, është fiksuar momenti shokues kur një e moshuar humb kontrollin e makinës së saj luksoze dhe përplaset në hyrjen e spitalit, duke lënë të vdekur një person e plagosur katër të tjerë.

17:40
Cristiano Ronaldo shijon pushimet në Portofino, dedikim të veçantë Georginës

Edhe pse zërat e merkatos futbollistike po flasin për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi, duket se kjo nuk ka ndikuar aspak te ylli portugez.

17:38
SHBA/ I dyshuari i liruar prej koronavirusit vret vajzën që e akuzoi për përdhunim

Një i dyshuar në një çështje përdhunimi që u lirua nga burgu prej pandemisë së COVID-19 më vonë vrau gruan që e akuzonte për krimin.

17:32
Dëbohet nga Shqipëria agjenti sekret i Iranit, Ehsan Bidi

Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dëbohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë.

17:26
Del shifra/ Rusia përcakton çmimin për vaksinën anti-Covid…

Në një prononcim për mediat, kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm,- e cila është dhe kompania ruse e cila pretendon se ka zbuluar vaksinën ndaj COVID-19-, Alexei Repik, ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse ndaj koronavirusit, për tregun ndërkombëtar, fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.

17:24
Covid i merr jetën mësuesit nga Rrësheni/ Shahini: Lajm i hidhur, të ruhemi nga ky virus i pabesë

Ministrja e Arsimit Besa Sahini, ka ndarë lajmin se një mësues nga Rrësheni, Gjon Kola ka humbur jetën nga covid-19.

17:11
Për t’u duartrokitur/ Ndodhej i mbyllur në makinë prej orësh, burri thyen xhamin me çekan dhe shpëton qenin

Një qen, i cili kishte qëndruar për orë të tëra brenda një makine të mbyllur, është shpëtuar nga një burrë i cili theu xhamin e shoferit me një çekan.

17:06
Ndërron jetë kolonel Neshat Shena, ministrja Xhaçka njofton lajmin e hidhur

Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare kolonel Neshat Shena, njëherazi komandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale.

17:02
Zhytësit e Kinës qëllojnë nën ujë me automatikë specialë në manovra (video)

Një video e publikuar së fundmi nga mediat shtetërore kineze tregon manovra stërvitore të komandove detarë ‘Jiaolong’ teksa qëllojnë nën ujë me armë speciale zjarri.

16:44
​Selimi falënderon Turqinë për mbështetjen dhënë Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

16:41
Xhandarmëria serbe në Karaçevë, LVV kërkon interpelancë me Agim Veliun

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.