Turqi, shpëtohet një grua nga rrënojat 17 orë pas tërmetit

31/10/2020 14:34

Një grua e moshës 50-vjeçare u shpëtua sot 17 orë pasi tërmeti goditi provincën turke Izmir.

Nurcan Tosun u shpëtua nga rrënojat në rrethin Seferihisar.

Së paku 28 veta kanë humbur jetën dhe 804 të tjerë janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 ballë që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë.

Puna ka vazhduar përgjatë gjithë natës në Izmir në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 100 të mbijetuar janë nxjerrë gjallë nga rrënojat deri më tani. Paraditen e të shtunës, nga rrënojat u nxor gjallë një nënë me tre fëmijët e saj.

Autoritetet në Izmir kanë ngritur tenda për të strehuar rreth 2 mijë persona gjatë natës në mesin e frikës së më shumë ndërtesa do të mund të shemben.

Top Channel