Reshje shiu dhe temperatura të ulëta në disa zona, parashikimi i motit për këtë të diel

22/11/2026 08:06

Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në disa zona të vendit.

Orët e para të ditës do të karakterizohen nga intervale me diell dhe vranësira të pjesshme. Gradualisht, vranësirat pritet të shtohen, duke sjellë reshje shiu, të cilat në zona të caktuara mund të shoqërohen edhe me shtrëngata të izoluara.

Në kryeqytet, moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi reshjesh gjatë pjesës së dytë të ditës. Temperaturat në Tiranë parashikohen të luhaten nga 12 deri në 19 gradë Celsius, sipas burimeve të ndryshme meteorologjike.

Top Channel