Rritet bilanci në Turqi, shkon në 28 numri i viktimave të termetit

31/10/2020 14:25

Skuadrat e shpëtimit në qytetin port të Turqisë, Izmir, po gërmojnë nën rrënojat e godinave të shembura për të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm të së premtes.

Bilanci i viktimave të tërmetit që goditi edhe ishullin grek Samos, është rritur në 30 dhe mbi 800 janë të plagosurit. Operacionet delikate për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat në Izmir po zhvillohen ndërsa qindra pas tërmete godasin zonën. N

28 persona humbën jetën në Izmir, thanë zyrtarët, ndërsa një vajzë dhe një djalë humbën jetën në ishullin grek Samos kur një mur u shemb mbi ta.

Puna ka vazhduar përgjatë gjithë natës në Izmir në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 100 të mbijetuar janë nxjerrë gjallë nga rrënojat deri më tani. Paraditen e të shtunës, nga rrënojat u nxor gjallë një nënë me tre fëmijët e saj. Autoritetet në Izmir kanë ngritur tenda për të strehuar rreth 2 mijë persona gjatë natës në mesin e frikës së më shumë ndërtesa do të mund të shemben.

Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, dy adoleshentë humbën jetën pasi një mur u shemb mbi ta ndërsa tetë persona janë plagosur. Një mini tsunami përmbyti portin e Samosin dhe një numër ndërtesash u dëmtuan. Zyrtarët grekë e vendosën magnitudën e dridhjes në 6.7.

Tërmeti qe u ndje edhe në Athinë dhe Ankara, ka ndezur ndërkohë atë që po quhet diplomacia e tërmetit, me liderët e të dy vendeve që kanë shkëmbyr mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel