Mbyllja e Britanisë/ Premier League beson se do të vijojë

31/10/2020 13:35

Drejtuesit e Premier League kanë besim se ndeshjet e kampionatit do të vazhdojnë pavarësisht mbylljes së dytë të Britanisë së Madhe për shkak të Covid-19, por do të presin deri sa qeveria të bëjë të ditur planet e saj përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Kryeministri Boris Johnson po mendon që të mbyllë për 1 muaj të gjithë Anglinë me shpresën se do të sjellë një rënie të numrit të të infektuarve nga Covid-19 përpara periudhës së Krishtlindjes.

Burime pranë Premier League thanë për “Daily Mail” se besojnë se protokolli i sigurisë antiCovid dhe regjimi i testimeve janë të forta mjaftueshëm për të mundësuar vazhdimësinë e kampionatit nëse do të ketë një mbyllje të vendit. Ditën e premte, mediat në Britani theksuan se ditën e hënë Boris Johnson do të bëjë të ditur mbylljen me përjashtim të shkollave dhe universiteteve.

Edhe me këtë skenar, në premier League janë optimistë për vijimin e kampionatit me klubet që mund të rrisin numrin e testeve për futbollistët dhe stafet e tyre si një masë më shumë ndaj Covid-19. Premier League bëri të ditur se në periudhën 19-25 tetor u kryen 1609 teste nga lojtarët dhe stafet e klubeve nga ku rezultuan vetëm 2 raste me koronavirus.

ndërkaq, në fillim të këtij muaji, Shefi Ekzekutiv i Premier Leagues, Richars Masters deklaropi se nuk ka asnjë rrezik që kampionati të peziullohet për herë të dytë në rast të një mbyllje tjetër të vendit

 

Top Channel