Fill pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu referua mbrëmjen e djeshme kryeministrit me cilësimet “këlysh Blloku” dhe “qen bir qeni”, ka reaguar ditën e sotme vetë Edi Rama.

Nga kantieri i aeroportit të Kukësit, Rama e quajti Metën president lolo, që sipas tij i ka lëshuar pëllumbat dhe ka për qëllim të nxisë sherre për të dalë vetë i fituar.

“Do thonë se bëmë ne President, por e bërë ti. Jo, jo, s’e kam bërë unë President, u bë President se kishte dhe votat e tij në atë Parlament. Ne i dhamë një President opozitës, por jo një lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar? Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm”, u shpreh Rama.

Top Channel