Milan dhe Stefano Pioli marrin frymë lirisht. Klubi kuqezi rifiton 3 futbollistë për ndeshjet e radhës në Serinë A dhe Europa League.

Pas njoftimit të Gabbias në rrjetet sociale se ka rezultuar negativ në testet e fundit me tampon për Covid-19, Milani bëri të ditur se edhe Gigio Donnarumms dhe Jens Petter Hauge kanë rezultuar negativë me të dy futbollistët që tani do t’i bashkohen skuadrës në stërvitje.

“Milani komunikon se Matteo Gabbia rezultoi negativ me covid dhe se do t’i nënshtriohet skanerit përpara rifillimit të aktiviteteve-theksohet në komunikatën zyrtare të klubit kuqezi – po kështu edhe Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge, që gjithnjë kanë qenë asimptomatikë, kanë dalë negativë në testet e tjera për koronavirus. Pasi u informuan autoritetet, futbollistët morën autorizimin e tyre për të rinisur stërvitjen”.

Lajmi që ka gëzuar më shumë Piolinm, ishte pikërisht negativiteti i Donnarummës duke parë edhe pasiguritë në portë të Tatarusanut.

 

Top Channel