Ministri i Brendshëm turk, Soylu infektohet me COVID-19

31/10/2020 19:01
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se së bashku me bashkëshorten dhe vajzën kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Në një deklaratë në Twitter, Soylu tha se trajtimi i tyre, i cili deri dje është kryer në shtëpi, aktualisht po vazhdon në spital me rekomandim të mjekëve.

Ai theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Testi që e bëmë përsëri pasi nuk ndiheshim mirë doli pozitiv për gruan time, vajzën dhe mua. Trajtimi që vazhduam në shtëpi deri dje u transferua në ambientet e spitalit me këshillën e mjekëve tanë. Falënderues që tani jemi pak më mirë. Uroj mëshirë nga Zoti i Madhërishëm për bashkëqytetarët tanë të Izmirit që humbën jetën”, shkroi Soylu.

Top Channel