Tërmeti i fuqishëm në Izmir/ Ambasada shqiptare në Turqi: Transferohuni në një zonë të sigurt!

31/10/2020 18:05
Pamje nga Turqia

Pas tërmeti të fuqishëm që solli dhjetëra vdekje në qytetin e Izmirit në Turqi, ambasada shqiptare atje u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të transferohen në një zonë të sigurt dhe nëse kanë nevojë t’i drejtohen një numri telefoni.

Përmes një postimi, ambasada shkruan se shqiptarët e Izmirit iu përgjigjën thirrjes dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me pothuajse të gjithë.

Njoftimi i ambasadës:

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur 26 orë më parë që goditi rajonin e Izmirit në perëndim të Turqisë. Ambasada e Shqipërisë në Ankara ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të transferohen në një zonë të sigurt dhe të vendosin numrin e telefonit + 90 5495611985 për situata emergjente. Shqiptarët e Izmirit iu përgjigjën thirrjes sonë dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me pothuajse të gjithë. Të dhënat e fundit që kemi marrë nga autoritetet dhe vazhdojmë të përditësojmë çdo minutë: shqiptarët vetë dhe shqiptarët në Izmir dhe gazetarët shqiptarë në Izmir nuk janë dëmtuar kurrë fizikisht dhe financiarisht.

Top Channel