Të rinjtë që zgjedhin Kosovën/ Ndryshe nga bashkëmoshatarët që duan të ikin, dy 18 vjeçarët do hapin biznesin e tyre

31/10/2020 12:29

Ndryshe nga pjesa dërrmuese e të rinjve që zgjedhin drejtimet akademike për studime dhe që mbesin pa punë si pasojë e kërkesës së ulët të tregut, Qëndrimi dhe Fetahu kanë vendosur ta bëjnë të kundërtën duke përfunduar shkollën profesionale në drejtimin “Llamarinë dhe metal punues”.

Kjo u mundësoi atyre që me të përfunduar shkollimin, si 18 vjeçar të hapin biznesin e tyre për punimin e metalit, që sot i mbush plotë 3 vjet.

Ata tregojnë se si në fillim klientët hezitonin të bënin porosi duke i paragjykuar nga mosha, por kjo ndërroi me kohë.

Si shumë të rinj edhe ata e kishin paragjykuar tregun, duke qenë në dilemë nëse duhet punuar në Kosovë apo kërkuar një vizë pune në vendet e BE-së, por sot janë të bindur se qëndrimi në vend ia ka vlejtur.

Top Channel