“The door”, banda muzikore ndryshe/ 22 artistët e veçantë sfidojnë problemet shëndetësore

31/10/2020 19:53
Banda muzikore

Prej 15 vitesh kanë krijuar një nga bandat muzikore me të veçanta në Shqipëri.

22 fëmijë me aftësi ndryshe në Shkodër ia kanë dalë të bëjnë art duke sfiduar problemet e tyre shëndetësore.

Në fillim isha skeptik thotë Bep Vjerdha, instruktori I muzikës se grupit por tani befasohet çdo ditë nga progresi që kanë të rinjtë.

Për prindërit, ky grup tregon se çdo fëmijë është i veçantë dhe ka një talent pavarësisht vështirësive.

Përveç se në Shqipëri, Banda “The Door”  merr pjesë rregullisht edhe në aktivitete kulturore në shtete të ndryshme të Evropës ku ka fituar disa çmime.

Top Channel