Kultivimi i kivit në Dumre/ Dy vëllezërit nga Belshi po provojnë kulturat e reja, por problem mbetet tregu

31/10/2020 12:24

Me eksperiencën e fituar jashtë vendit, fermerët shqiptarë po provojnë kultura të reja në vendin e tyre.

Prej disa vitesh vëllezërit Jolla nga fshati Dëshiran i Belshit po kultivojnë kivin për herë të parë në zonën e Dumresë.

Fruti ekzotik duket se është përshtatur mirë me klimën shqiptare dhe fermerët deri diku janë të kënaqur. Problem i përhershëm mbetet tregu.

Prej disa vitesh kivi kultivohet në Shqipëri, por çmimi i tij në treg mbetet njësoj i lartë si të vinte nga eksporti.

Fermerët thonë se tregtari ka fitimin më të madh se fermeri më gjithë punën e lodhshme që këtij të fundit I duhet të bëjë për një vit të tërë.

Top Channel