Nga kanceri te poezia e jetës/ Paulina Nako rrëfen betejën me kancerin e gjirit, përvojën e kthen në një libër

31/10/2026 20:19

Nuk e kishte menduar kurrë se do të shkruante poezi a prozë, por një përballje e vështirë me jetën i ndryshoi edhe mënyrën e të shprehurit.

Diagnostikimi me kancer gjiri e bëri Paulina Nakon ta shihte jetën me një tjetër sy. Në këtë rrugëtim, fjalët u kthyen në një mënyrë për të përballuar emocionet dhe për të shprehur atë që shpesh mbetet e pathënë.

Të mbijetosh nuk do të thotë se çdo gjë përfundon me mbylljen e trajtimeve. Pas përballjes me sëmundjen mbeten edhe beteja të tjera, më pak të dukshme për ata që të rrethojnë. Paula flet për këtë realitet, pa e humbur optimizmin dhe dëshirën për jetën.

Përvojën e saj Paulina Nako e ka kthyer edhe në një libër, të botuar këtë vit, me titullin “Zëri i të vërtetave të mia”. Një libër që nuk ishte në planet e saj, por që mori jetë pikërisht nga përballja me sëmundjen.

Për vajzat e gratë që po përballen me të njëjtën sfidë jete, Paula ka zgjedhur të mos japë këshilla, por t’u drejtohet me gjuhën që zbuloi gjatë rrugëtimit të saj, poezinë.

Top Channel