Urban Gen/ E refuzuan në lice, e duartrokitën si legjendë: Vaçe Zela dhe paradoksi i meritokracisë
Në emisionin Urban Gen me moderator Kristi Lamaj, debati mbi meritokracinë u zhvendos nga kritikat ndaj sistemit tek zgjedhjet personale që secili do të bënte përballë një mundësie reale pune.
Një pyetje në Urban Gen nxori në pah një kontradiktë të fortë.
“Dua një përgjigje shumë të sinqertë nga secili prej jush. Nëse nesër ju ofrohet puna e ëndrrave përmes një miku ose një njohjeje, por e dini se dikush tjetër që po konkurron bashkë me ju është pak më i kualifikuar, a do ta pranoni?”
Shumica e të rinjve u përgjigjën “Po” kur u pyetën nëse do ta pranonin punën e ëndrrave përmes një miku apo njohjeje, edhe duke ditur se një kandidat tjetër ishte pak më i kualifikuar.
Kjo përgjigje ndezi diskutimin mes të rinjve dhe panelit të të ftuarve. Debati nxori në pah tensionin mes dëshirës për të ecur përpara dhe detyrimit për të respektuar një garë të ndershme
Megjithatë, gatishmëria e shprehur për të konkurruar tregoi edhe një tjetër anë të debatit. Të rinjtë nuk kërkuan vetëm dyer të hapura përmes njohjeve ata ngritën edhe nevojën për një garë ku aftësitë, përgatitja dhe puna të mund të vlerësohen realisht.
Top Channel