Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të mërkurë Nga Bovilla te Liqeni Artificial i Tiranës dhe më gjerë, të gjitha digat dhe ujëmbledhësit në territorin e qarkut do t’i nënshtrohen një procesi inspektimi dhe verifikimi të gjendjes së tyre teknike.
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka nisur kontrollet për të garantuar sigurinë e këtyre veprave dhe për të evidentuar problematikat e mundshme. Gjatë inspektimeve, ai paralajmëroi se me buxhetin e vitit 2027 pritet të ketë një ndryshim rrënjësor në furnizimin e kryeqytetit me ujë të pijshëm, duke theksuar se do të marrin fund edhe abuzimet.
Kontrollet nisën nga Diga e Bovillës, ku sipas verifikimeve të kryera nuk u konstatuan shkelje. Nga ky inspektim, Hajdari bëri të ditur se janë parashikuar edhe projekte të reja në shërbim të qytetarëve.
Në fokus të këtij procesi është garantimi i sigurisë së digave dhe ujëmbledhësve, si dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës. Në inspektim, krahas prefektit Shkëlqim Hajdari, janë angazhuar edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Top Channel