Tetori Rozë sensibilizon sportistet në Durrës, ndeshje volejbolli ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit

30/10/2026 18:37

Një ndeshje volejbolli përtej garës sportive, në frymën e Tetorit Rozë u zhvillua sot në Durrës duke e kthyer sportin në zë ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit.

Ngjyra rozë pushtoi pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, ku volejbolli mbrëmjen e së premtes u bë pjesë e një mesazhi të rëndësishëm ndërgjegjësimi.

Ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut nisi nën simbolikën e tetorit rozë, në shenjë solidariteti me gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Përmes këtij aktiviteti, sportistët dhe trajnerët përcollën edhe një apel për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim të hershëm, si hapa vendimtarë në luftën kundër sëmundjes.

Pas mesazhit sensibilizues, ndeshja vijoi me rivalitetin në fushë, ndërsa ngjyra rozë i dha këtij takimi mesazh domethënës përtej rezultatit sportiv.

Top Channel