Edhe pse fundi i tetorit ka sjellë ulje të temperaturave, ditët me diell vijojnë të tërheqin turistët e huaj.
Në rrugët e qytetit dhe pranë monumenteve historike, vizitorë nga vende të ndryshme shijojnë motin e mire dhe atmosferën bregdetare.
Çmimet e përballueshme, trashëgimia kulturore dhe mikpritja janë ndër elementët që u kanë lënë përshtypje pozitive.
Protestat në vend nuk ua kanë ndryshuar planet vizitorëve të huaj. Ata thonë se nuk ndihen të rrezikuar dhe vijojnë të eksplorojnë Shqipërinë, duke i konsideruar protestat pjesë të zhvillimeve të brendshme të vendit.
“Vendosëm të vijmë, megjithëse ka shumë protesta në vend. Menduam se ato janë kundër qeverisë dhe nuk përfshijnë turistët. Media po tregon se protestat nuk janë kundër turistëve, ndaj nuk kemi frikë. Të gjithë janë shumë të sjellshëm dhe është bukur të jesh këtu”, shprehet një nga turistet.
Mes shëtitjeve dhe vizitave në monumentet historike, Durrësi vijon të jetë një pikë tërheqëse për turistët këtë vjeshtë të vonë. Për ta, ditët me diell dhe përvojat e reja mbeten në plan të parë, ndërsa protestat nuk janë bërë pengesë për të shijuar qëndrimin në Shqipëri.
Top Channel