Pandemia, skandali në burgje/ Nuk zbatohet ligji për 300 të dënuar me probleme të shëndetit mendor, s’duhet të mbahen në qeli

31/10/2020 15:15

Në gusht 2020 hynë në fuqi ndryshimet ligjore që i hoqën kompetencat sistemit penitenciar për të mbajtur dhe trajtuar personat që vuajnë probleme të shëndetit mendor.

Por megjithë këtë, ligji nuk është zbatuar ende dhe mëse 300 shtetas për të cilët gjykata të ndryshme kanë vendosur mjekim të detyrueshëm vazhdojnë të trajtohen si të burgosur.

Feim Isufaj, zv drejtor i përgjithshëm i burgjeve thotë: Për shkak të covid Lezha po mbahet në dispozicion të situatës covid, kështu që presim dhe nga ministria e shëndetësisë se si do veprojë pasi ata i marrin kompetencat.

Vendi ynë vazhdon të kritikohet për trajtimin e shtetasve në burgun e Zaharisë. por ndonëse u investua që si ambjent tranzitor të përdorej godina e Lezhës në të vërtetë covid po përdoret si justifikim , pasi kjo godinë nuk është ende funksionale.

Nga monitorimi i KSHH gjatë pandemisë konstatohet si shkelje edhe mos respektimi i vendimit të gjykatës së Strasburgut në rastin Strazimiri ku shteti shqiptar u gjobit për trajtimin e këtij shtetasi si të burgosur.

Por edhe për gratë e arrestuara për ngjarje të ndryshme dhe për të cilat u vendos mjekim i detyrueshëm, ato u zhvendosën gjatë pandemisë në ambientet e një mense në paraburgim.

Top Channel