Sir Sean Connery është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.

Aktori skocez ishte i famshëm për rolin e tij të James Bond, duke u bërë i pari që e çoi atë në ekranin e madhe dhe duke u shfaqur në shtatë nga thrillerat me spiunazh. Karriera e tij si aktor shtrihet në dekada të tëra dhe mes shumë çmimeve të fituara prej tij është edhe një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Mes filmave të tjerë të Sean Connery janë edhe “Gjuetia e Tetorit të Kuq”, “Indiana Jones” etj.

Çmimin Oskar ai e mori në vitin 1988, kur u zgjodh si aktori më i mirë mbështetës për rolin e tij si një polic irlandez në filmin “Të paprekshmit”. Ai u vlerësua me titullin e lartë të kalorësit, nga mbretëresha Elisabetë në vitin 2000. Në gusht, aktori i adhuruar në të gjithë botën, festoi ditëlindjen e tij të 90-të.

Ai lë pas një portofol kolosal që çdo aktor do ta kishte zili, e po ashtu, lë bosh edhe vendin e “Skocezit më të madh në jetë…”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel