SHBA ka regjistruar të paktën 94 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me rritje në dhjetëra shtete pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Kjo është e dyta ditë radhazi në vend që thyhet rekordi ditor, pasi më herët u raportuan 91 mijë infektime të reja.

Më shumë se 9 milionë raste në total janë raportuar në SHBA, sipas universitetit Johns Hopkins. 21 shtete amerikane po përjetojnë shpërthime të reja, me disa prej atyre të prekur më rëndë që do të jenë thelbësorë në përcaktimin e fatit të zgjedhjeve. Ndërkohë që të dy kandidatët, kanë vijuar pa ndalur fushatën. Presidenti Trump vazhdon me tubimet masive, ku shpesh pjesëmarrësit nuk mbajnë as maska, ndërsa rivali i tij demokrat ka zgjedhur takime ku respektohet distancimi social, si për shembull t’u drejtohet mbështetësve që qëndrojnë në makinat e tyre, në stilin drive-in.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA ka raportuar rreth 230 mijë viktima të koronavirusit. Ekspertët amerikanë paralajmërojnë se bilanci do të vazhdojë të rritet, ndërsa sezoni i gripit përzjehet tashmë me pandeminë.

Top Channel