Sllovakia fillon testimin masiv të popullatës, por presidentja e vendit nuk e përkrah idenë

31/10/2020 13:25

Sllovakia ka nisur një projekt ambicioz për të testuar këdo mbi moshën 10 vjeç për Covid-19, por presidentja e vendit ka thënë se ajo mendon se ideja është jo praktike.

Operacioni për të testuar katër milionë njerëz do të finalizohet në dy fundjava. Infektimet janë shtuar në Sllovaki dhe zyrtarët argumentojnë se e vetmja alternativë do të ishte një izolim i plotë. Presidentja, Zuzana Caputova ka kërkuar që të rimendohet plani pasi shefat e forcave të armatosura thanë se nuk kishin mjaftueshëm punonjës që plani të rezalizohej. Deri më tani vetëm 70 përqind të 20 mijë personave që nevojiten për të marrë kampionet nazale, janë rekrutuar sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga perëndimi të shtunën, ushtarët dhe mjekët duhet të qarkullojnë nëpër vend për të bërë testet. Radhë të gjata dhe vonesa ndërkohë janë raportuar në qendrat e testimit pasi zyrtarët i bënë thirrje njerëzve që t’u drejtoheshin atyre.  Planifikohet që të testohet kështu katër të pestat e popullatës, duke përdorur testet e shpejta të antigjenit që ka një mundësi gabimi në masën 30 përqind. Rezultatet do të kthehen në zarfa të mbyllura brenda 15 minutash. Autoritetet thonë se në termat e pandemisë, Sllovakia është në një situatë akoma më të keqe sesa Republika Çeke, fqinje, por është dy ose tre javë pas tij.

Republika Çeke, me një popullatë dy herë më të madhe se Sllovakia ka regjistruar 13051 infektime të enjten duke e çuar totalin në 310 mijë. Rreth 2862 persona kanë humbur jetën atje nga koronavirusi dhe vdekshmëria në dy javët e shkuara ishte më e larta në BE. Parashikimet për Sllovakinë flasin se deri ën mes të nëntorit situata do të jetë katastrofike, nëse nuk do të merren masa.

Top Channel