Korsi dedikuar biçikletave/ Protesta e të rinjve në Durrës, investimet e reja nuk i parashikojnë

31/10/2020 15:26

Një grup aktivistësh të rinj nga Durrësi kanë protestuar në lidhje investimet që po bëhen në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar.

Ata kërkojnë korsi të dedikuara për biçikleta në mënyrë që të shmangen aksidentet e shumta rrugore.

”Jemi mbledhur për të gjithë biçiklistët që janë dëmtuar ose kanë humbur jetën duke ngarë biçikletën. Vetëm 6 muajtë e parë të vitit janë shkaktuar 70 aksidente me 61 të plagosur lehtë, 11 të plagosur rëndë dhe 15 humbje jete. Ne kërkojmë që nga sot bashkia të marrë masa për të ndërtuar korsi biçikletash. Ne nuk e dimë nëse kjo rrugë do të ketë korsi për biçikleta pasi projekti nuk është bërë transparent për qytetarët.”

”Durrësi duket si Roma e lashtë, po në ndryshim nga ajo jemi qytet i varfër që shtrojmë me pllaka luksoze mermeri. Nuk kemi marrë pjesë në asnjë dëgjesë publike.”

Duke sjellë një shembull të aktivizmit dhe protestës qytetare, si dhe respektuar protokollet anti-covid, të rinjtë improvizuan dhe pasojat e një aksidenteti me biçikletë, duke nderuar simbolikisht të gjithë ata që kanë humbur jetën në rrugë. Në kuadër të perspektivës evropiane të vendit, të rinjtë kërkojnë një qytet pa ndotje, një qytet miqësor me mjedisin.

 

Top Channel