E enjte, 13 Gusht 2020
16:44
​Selimi falënderon Turqinë për mbështetjen dhënë Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

16:41
Xhandarmëria serbe në Karaçevë, LVV kërkon interpelancë me Agim Veliun

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

16:36
Policia në aksion/ Ndëshkohen 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme (detajet)

Në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.

16:28
Studimi shpjegon përse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19 e të tjerë jo

Zbulimet sinjalizojnë se ndryshmet kryesore vijnë nga mënyra sesi sistemi i lindur imunitar i pacientit reagon ndaj infeksionit COVID-19.

16:19
Të dënuar për trafikim narkotikësh dhe jo vetëm/ Kush janë 3 të targetuarit e radhës nga OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

16:10
Covid-19/ MSH: 5 viktima dhe 154 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 5 viktima dhe 154 raste të reja nga covid-19 në 24 orët e fundit.

15:46
Hoti: Do të shtojmë numrin e inspektorëve sanitarë

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se shumë shpejtë do të rrisin numrin e inspektorëve sanitarë dhe se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID.

15:44
Mbyllet hetimi për “Toyota Yaris”/ Kapja e 3.4 mln eurove, akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi

Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vlerëson gjashtë të dyshuarit e saj duhet të gjykohen vetëm për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

15:34
Radhë kilometrike në Kakavijë/ Të gjithë nxitojnë të ikin pa nisur karantina më datë 16 gusht

Aksi nacional mes kthesës së Vriserasë dhe pikëkalimit të Kakavijës ishte i gjithi i mbushur me mjete që presin në një radhë prej gati 3 km.

15:30
Galcia ndalon duhanin/ Rrit rrezikun e koronavirusit

Rajoni spanjoll i Galicisë ka ndaluar duhanpirjen në vende publike për shkak të shqetësimeve se ai rrit rrezikun e transmetimit të covid 19.

15:28
Në radhë për kimioterapi/ Më pak dyndje tek Onkologjiku, por pa distancim social

Dy ditë më parë, Top Channel solli pamjet e radhëve të gjata përpara Spitalit Onkologjik në Tiranë.

15:26
Qyteti me dy palë rregulla/ I ndarë mes Belgjikës e Holandës

Ekziston një enklavë e vogël belge në jug të Holandës ku respektimi i dy lloje rregullash për të luftuar koronavirusin është bërë një sfidë e përditshme, me kufirin ndërkombëtar që kalon mes për mes rrugëve e madje ndan në mes në disa raste edhe dyqane e shtëpi.

15:22
U kurua në Turqi? Pas shërimit nga Covid-19, rrëfehet Veliaj: Kam nxjerrë mësime nga kjo histori

Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi se ishte shëruar nga Covid-19 pas një trajtimi të gjatë që pas infektimit.

15:20
Strategjia e Johnson/ Të luftojë Covidin me ulje peshe

Strategjia më e fundit e Boris Johnson për të luftuar koronavirusin, synon ta bëjë Britaninë më të shëndetshme, por aktivistët janë të shqetësuar për pasojat që politika do të ketë tek jeta e njerëzve me çrregullime ushqimi.

15:17
Zaev merr mandatin për qeverinë/ Ende e paqartë marrëdhënia me BDI e Ali Ahmetit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka dhënë kryetarit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaevin, mandatin për të krijuar qeverinë e re të vendit. Në bazë të Kushtetutës, Zoran Zaev ka afat prej 20 ditëve që të paraqesë përbërjen e re qeveritare për votim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

15:14
Kosovë/ 8 të vdekur dhe 193 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive.

15:12
Erdogan: Athina të pranojë dialog. Presidenti turk do bisedojë me kancelaren Merkel

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreu e Këshillit Evropian, Charles Michel, në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit me Greqinë.

15:06
Krahë pule me Covid/ U zbuluan në Kinë, ishin importuar nga Brazili

Një kampion krahë pulash të ngrira të importuara nga Brazili, kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri në qytetin kinez të Shenzhen-it, thanë autoritetet të enjten, pas një serie raportesh për produkte ushqimore të importuara, të kontaminuar.

15:04
Vetëvritet 29-vjeçari me Covid-19/ U hodh nga dritarja e spitalit, kaloi kriza paniku gjatë natës

Një 29-vjeçar nga Durrësi, i cili prej katër ditësh po trajtohej me koronavirus në Sanatoriumin e Tiranës, mëngjesin e së enjtes i dha fund jetë së tij në mënyrë tragjike.

14:55
Kosovë/ 448 pacientë të shtrirë me COVID-19

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 janë me virusin COVID-19.

14:40
Tiranë/ Bie nga lartësia, humb jetën roja i një pallati në ndërtim

Një person afro të pesëdhjetave ka humbur jetën në Tiranë.

14:30
Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq arresohet për sulm seksual ndaj një 23-vjeçareje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është arrestuar nga Polica e Kosovës nën dyshimin se në vendin e tij të punës ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

14:30
Familja shqiptare, aksident në Itali/ 2-vjeçarja shpëton, prindërit në gjendje kritike!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, saktësisht në autostradën Genova – Sestri Levanter, në të cilën është përfshirë një familje shqiptare.

14:23
Maqedoni e Veriut/ Dy viktima dhe 141 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për dy pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

14:20
Gruan ia kërcënuan me armë/ Si iu vodh Audi Q5-a shqiptarit me pushime në Durrës

Detaje të reja mësohen sa i takon ngjarjes që solli ditën e sotme arrestimin e tre personave, të cilët grabitën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me banim në Zvicër (pasaportë zviceriane).

14:05
I grabitën pushuesit automjetin luksoz dhe 6000 franga, prangosen 3 persona në Durrës

Tre shtetas kanë rënë në pranga, pasi i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

13:54
Zëvendëspresidenti i Venezuelës rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Zëvendës-presidenti i Venezuelës, Jorge Rodriguez ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

13:52
Erdoğan: Rruga drejt zgjidhjes në Mesdheun Lindor është e mundshme përmes dialogut

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi të enjten se rruga drejt zgjidhjes në Mesdheun Lindor është e mundur përmes dialogut dhe bisedimeve

13:49
Nis puna për transformimin e Kopshtit Zoologjik, Veliaj: Dhuratë për fëmijët në 1 Qershorin tjetër

Kopshti i ri Zoologjik do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar për argëtimin e fëmijëve.

13:45
Hoti: Situata epidemiologjike e rëndë, masat kufizuese duhet të respektohen detyrimisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Hoti thotë se numri i rasteve të infektuara mbetët i lartë dhe se rastet e vdekjeve janë të shumta.

13:44
Kosovë/ ​Lutfi Haziri takon task-forcën për përgatitjen e vitit të ri shkollor

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar sot task-forcën për përgatitjen e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe angazhimin e personelit të drejtorisë komunale, personelit të shkollës, këshillin e prindërve dhe asistencën mjekësore.

13:14
Pranë mrekullisë! PSG eliminon Atalantën në fund

Atalanta për pak bëri mrekullinë në Ligën e Kampioneve duke iu afruar shumë fazës gjysmëfinale të kompeticionit.

13:12
MotoGP në Misano/ Dy garat do mbahen me publik

Pista “Marco Simoncelli” në Misano hap pjesërisht dyert për tifozët  në dy gara e Botërorit të motoGP që do të zhvillohen në të.

13:09
Covid-19/ Përfundon misionin ekipi i mjekëve italianë, Manastirliu: Do vijojnë misionet e bashkëpunimit

Ekipii i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

13:04
Inter ndaj Shakhtarit/ Pa Sanchez për dëmtim muskular

Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim muskular në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

13:01
Champions League/ Sot luhet Leipzig – Atletico

Leipzig-Atletico Madrid është sfida e radhës çerekfinale e Ligës së Kampioneve.

12:50
Kampi i Alvin Berishës/ 8 fëmijë humbin jetën në Al-Hol, mbahet në kontroll nga organizata terroriste YPG/PKK

Në kampin Al-Hol që organizata terroriste YPG/PKK e mban nën kontrollin e saj në rajonin Al-Hasakah të Sirisë, në javën e fundit 8 fëmijë nën moshën 5 vjeçe kanë humbur jetën për arsye që burojnë nga uria (kequshqyerja) dhe humbja e lëngjeve (dehidratimi).

12:46
Probleme me dushin/ Trump kërkon ndryshimin e ligjit

Qeveria Amerikane ka propozuar ndryshimin e përcaktimit të një koke dushi për të lejuar të rrjedhë në të më shumë ujë, pas ankesave të presidentit Donald Trump për rutinën e tij me flokët. Sipas një ligji të 1992, kokat e dushit në SHBA nuk lejohet të nxjerrin më shumë se 9.5 litra ujë për minutë. Administrata Trump do që ky limit të aplikohet për çdo vrimë dhe jo për të gjithë instalimin.

12:43
Dekada e fundit, më e nxehta e regjistruar në tokë

Një raport i publikuar të mërkurën tregon se 2019 ishte një tjetër vit ekstremesh për klimën e tokës duke sjellë edhe një panoramë të zymtë të realitetit për ngrohjen globale.

12:39
Muzikali “Diana”/ Në Netflix para Brodadway-t

Muzikali Diana do të transmetohet në Netflix, vitin e ardhshëm, para debutimit të tij zyrtarë në Broadway. Kjo është një lëvizje e paprecedentë për industrinë e argëtimit që po përballet me kufizimet e koronavirusit.

12:33
Vaksina për Covid-19/ Gjermania, gati muajt e ardhshëm

Ministri Gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha të enjten se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

12:31
Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tashmë i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

12:28
SHBA nuk heq tarifat për importet evropiane

SHBA ka vendosur të mbajë një tarifë 15 për qind për importet e aeroplanëve Airbus dhe një tarifë prej 25 për qind për importet e një game të produkteve ushqimore nga Bashkimi Evropian, duke njoftuar fillimin e një “procedurë të re” për të gjetur një zgjidhje “afatgjate”.

12:28
Art mbi kabina/ Korçë, të rinjtë pikturojnë kabinat e telefonave dhe internetit

Pushimet, plazhi, lokalet apo shëtitjet janë zgjedhjet kryesore të të rinjve për të kaluar verën, por në Korçë disa prej tyre kanë zgjedhur të përcjellin mesazhe të forta përmes pikturës.

12:27
​Për shkak të humbjeve të mëdha në turizëm, Kroacia synon të padisë këtë vend

Sektori kroat i turizmit po shqyrton një padi kundër Holandës lidhur me vendimin e vendit për të përfshirë Kroacinë në listën e vendeve me rrezik.

12:24
Dezinformimi për Covid-in/ Të paktën 800 viktima në gjithë botën

Në tre muajt e parë të këtij viti, në të gjithë botën, të paktën 800 njerëz kanë vdekur për shkak të dezinformimit për koronavirusin e ri, thonë studiuesit.

12:20
“Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë”/ Veliaj: Policia Bashkiake s’është aty për gjoba

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm me një falënderim për të gjithë qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet.

12:19
“Kujdes me totalitarizmin”/ Paralajmërimi i sekretarit Pompeo në Republikën Çeke

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje demokracive të reja të Evropës Qendrore e Lindore të mbrojnë liritë e fituara me mund, përballë kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe të tjerë.

12:18
Shkrumb e hi/ Aksi Pogradec-Tiranë, makina merr flakë në ecje (VIDEO)

Një automjet është shkrumbuar në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht.

12:12
Biden dhe Harris: Trump rrënoi Amerikën

Kandidati presidencial demokrat, Joe Biden, dhe kandidatja e përzgjedhur prej tij për zëvendëse Kamala Harris, kanë sulmuar presidentin Donald trump duke e quajtur një lider jo kompetent që ka rrënuar SHBA.

12:04
Vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë/ Kosova renditet e para në botë, Kusari-Lila fajëson LDK-në për keqmenaxhim

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 10 mijë e 795, ku në mesin e tyre, 365 kanë humbur jetën e ndërkaq 6 mijë e 411 janë shëruar.

12:04
Rikthehet izolimi/ Zelandë e Re, 14 raste të reja Covidi

Zelanda e Re ka raportuar 14 raste të reja të Covid 19 një ditë pasi qyteti më i madh i saj, Auckland u rikthye në izolim.

11:43
I riu me Covid-19 u hodh nga kati i 3-të/ Reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi” për 29-vjeçarin që i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

11:36
Britania ndryshon metodologjinë e saj – tani kanë 5000 më pak të vdekur

Numri zyrtar i vdekjeve në Britani të Madhe nga pandemia COVID-19 është zvogëluar për më shumë se 5.000 sot.

11:34
KMDLNj: Qytetarët nuk duhet të paguajnë për testin COVID, është përgjegjësi e shtetit

Ministria e Shëndetësisë ka filluar tashmë t’i licencoj laboratorët privatë të cilët kryejnë teste serologjike SARS COV2.

11:32
Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajone të ndryshme të Gazës.

11:31
COVID-19/ 1.175 vdekje të reja në Brazil, 737 Meksikë dhe 942 në Indi

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.175 vdekje, në Meksikë 737 dhe në Indi 942.

11:30
Dhunoi vajzën minorene, arrestohet babai 41-vjeçar në Tiranë

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

11:22
Sekretari amerikan i shtetit: Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën.

11:20
​Koncerti i parë me distancë sociale/ A është kjo e ardhmja e tubimeve të tilla?

‘Koncerti i parë me një distancë sociale’, siç e quanin organizatorët, u mbajt mbrëmë në Newcastle, Angli.

11:19
Situatë e pazakontë/ Radhë 3 km e gjatë në Kakavijë, dyndje makinash për të hyrë në Greqi para 16 gushtit

Një situatë e pazakontë po ndodh në kufirin me Shqipërisë dhe Greqisë.

11:18
Kinë, 19 raste të reja me koronavirus

Kina raportoi sot 19 raste të reja të koronavirusit, që është më pak se një ditë më parë, kur kishte 25 raste të infeksionit.

11:11
150 euro secili/ Kapet te “Mbikalimi i Rinasit” 28-vjeçari, po çonte në Kukës 12 emigrantë të paligjshëm

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.

10:47
Në pritje të vaksinës/ Agjencia e Shëndetit Publik fshiu raportin e publikuar. Ministri: Jam optimist se…

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të enjten se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

10:42
Meta kthen për rishqyrtim ligjin e pronave të paluajtshme të shtetit: Rrezikohet raporti me…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin nr. 111/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.

10:36
20 gjyqtarë e prokurorë në hetim, por SPAK ende pa vendim

Pak më shumë se dy muaj më parë të gjitha mediat përcollën një lajm që kishte si burim Prokurorinë Speciale SPAK.

10:32
Oktoberfesti në Mynih u anulua për herë të parë në 70 vjet

Për shkak të pandemisë COVID-19, Oktoberfest u anulua – në formën e tij origjinale dhe në një vend të njohur, në Munih. Por ai ende jeton në mënyra të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Dhe madje edhe në Kinë.

10:31
Vetting-u/ Denoncimet e qytetarëve, 4856 raste për prokurorë e gjyqtarë

Denocimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nuk kanë ndalur as përgjatë periudhës së pandemisë, kur Komisionet e Vetting-ut ndalën aktivitetin.

10:28
Regjimi 41-biss për Shullazin, avokati i tij letër Metës, Ramës e Ruçit: Padrejtësi shumë e madhe

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

10:22
Rekrutimi i 60 agjentëve të FBI-së shqiptare, nisin procedurat/ Përfundon trajnimi për Aida Hajnajn

Më një shtator nis nga puna Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

10:19
Vdes miliarderi që mburrej se do të jetonte përgjithmonë

Magnati i mediave amerikane Sumner Redston, i cili zotëron CBS dhe Viacom, ka vdekur në moshën 97-vjeçare, njoftoi National Amusements.

10:19
Me avion për në Greqi/ Rregull i ri për testin e Covid-it, ç’duhet të dini

Aeroporti Nënë Tereza ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë nga data 17-31 gusht.

10:14
Greqi, pikat kufitare/ Kakavija dhe Kapshtica të mbyllura gjatë orëve të natës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavijë dhe në kufirin Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

10:11
Përmbytjet në Korenë e Veriut shkaktojnë dëme në reaktorin bërthamor?

Imazhet satelitore tregojnë se përmbytjet në Korenë e Veriut mund të kenë shkaktuar dëme në zorrët për pompimin e ujit nga reaktori më i madh bërthamor.

10:08
Tërmeti i 26 nëntorit goditi Thumanën, Rama publikon pamjet: Së shpejti do të marrë formë një qytezë e re

26 nëntorin e vitit të shkuar, vendi ynë u godit nga një tërmet shkatërrimtar, i cili solli viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

09:54
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit është goditur në Korçë.

09:47
Shefi i OKB-së: Pandemia rrezikon paqen në botë!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID-19 jo vetëm që kërcënon rezultatet në luftimin e varfërisë globale dhe ndërtimin e paqes, por rrezikon të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të nxisë të reja.

09:38
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Muriqan 44-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Një 44-vjeçar nga Vlora, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

09:30
Dëshironin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur në koshin e mbeturinave

Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.

09:20
Trump: Do të ulim taksat mbi pagat deri në fund të vitit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u zotua të mërkurën se do të eliminojë taksën e pagës në një veprim që mund të ketë pasoja shumë të mëdha për programet e sigurimeve shoqërore.

09:15
Argjentina dhe Meksika do të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19

residenti argjentinas, Alberto Fernandez, ka deklaruar se Argjentina dhe Meksika për pjesën më të madhe të Amerikës Latine do të prodhojnë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik AstraZeneca me Universitetin Oxford.

08:44
Covid-19/ Ishte shembull në menaxhimin e pandemisë, pas 3 muajsh Zelanda e Re raporton 14 raste të reja

Është përkeqësuar situata e pandemisë së koronavirusit në Zelandën e Re. Vendi i cili konsiderohej shembull në menaxhimin e pandemisë pas më shumë se 3 muajsh shënoi 4 raste të reja lokale.

08:29
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë-Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Ambjentet e një fabrike të përpunimit të drurit në Fushë-Krujë janë përfshirë nga flakët e një zjarri që ra në orët e para të ditës së sotme. Burime vendore bëjnë të ditur se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

08:16
Vinin baste sportive në shkelje me ligjin/ Arrestohet një 22 vjeçar, një tjetër në kërkim

Një 22 vjeçar është arrestuar në Shkodër gjatë një kontrolli për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit si dhe një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.

07:53
Tragjike/ I infektuar me Covid-19, i riu i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 3 i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

07:27
Diell dhe temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

07:01
SHBA armatos Hungarinë, Viktor Orban blen 1 miliard dollarë raketa amerikane

Hungaria ka nënshkruar një deklaratë të synimit për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara për rreth 1 miliard dollarë. Ambasada e SHBA në Budapest e përshkroi marrëveshjen si “prokurimi më i madh i mbrojtjes hungareze nga SHBA deri më sot”.

06:37
Franca nxjerr ushtrinë dhe i del krah Greqisë, Macron mesazh të fortë Erdoganit

Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, tha Presidenti Emmanuel Macron të mërkurën, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë, shkruan Reuters.

06:16
COVID-19, ja çfarë duhet të dinë diabetikët dhe ata që vuajnë nga zemra

Prania e sëmundjeve kronike mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve të shkaktuara prej COVID-19, madje edhe vdekjen e parakohshme prej tij. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet kronike të mushkërive, janë faktorë të rëndësishëm në nivelin e lartë të jetëve të humbura prej virusit.

05:50
Sallatë me barbunja dhe fasule/ Dy receta të lehta për t’i shijuar gjatë verës

Një nga problemet më të medha të verës mund të themi që është gatimi i pjatave të rënda e të lodhshme. Duke qenë se zakonisht temperaturat janë të larta preferohen receta sa më të lehta e hidratuese për trupin.

05:25
Njihuni me 4 mënyra si të parandaloni djersitjen e këmbëve gjatë verës

Një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme të trupit të njeriut padyshim që është edhe djersitja. Megjithëse shumë e nevojshme për të ruajtur temperaturën normale të trupit mes 36-37 gradë C, shpesh djersitja mund të kthehet në një problem sa estetik aq edhe shëndetësor.

04:59
Çokollata, aleatja e zemrës në kohë pandemie

Nëse gjatë pandemisë të është shtuar nepsi për çokollata, kjo e ka një arsye dhe ju e keni një justifikim. Një studim ka zbuluar se njerëzit që hanë një ose disa racione çokollate të zezë në javë, kanë 10% më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.

04:39
3 lugë vaj ulliri në ditë për tensionin e lartë, gjakun dhe tretjen

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin. Jo më kot cilësohet si ilaçi i jetëgjatësisë.

04:18
Sekretari amerikan i Shtetit: Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën. “Ne kemi parë llojet e fushatave që ata kanë realizuar këtu. Ne kemi parë rrezikun e komploteve të atentateve. Ne kemi parë ndjekje penale për këto, në të gjithë Evropën. Nuk ka kuptim që ndonjë vend evropian të mbështesë mundësinë që iranianët të kenë armë”, tha Pompeo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

03:55
Pompeo: Evropa Lindore të ketë kujdes nga totalitarizmi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të mërkurën demokracive të reja të Evropës Qendrore e Lindore të mbrojnë liritë e fituara me mund, përballë kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe të tjerë. Ai vuri në dukje se disa vende, ku ai veçoi Bjellorusinë, kanë shënuar hapa prapa.

03:33
Gjenerali amerikan bën paralajmërimin e fortë: ISIS mund të ringjallet

Grupi terrorist ISIS mund të ringjallet dhe është një problem për mbarë botën. Kjo ringjallje mund të bëhet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron me shpejtësi për të kthyer në vendet e tyre dhe për të ri-integruar ish-anëtarët e këtij grupi terrorist që aktualisht mbahen në kampe në Siri.

03:10
Presidenti Trump uron mbështetësen e QAnon për fitoren në zgjedhjet paraprake

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar një mbështetëse të një grupi të ekstremit të djathtë për fitoren e saj në zgjedhjet paraprake për anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin jugor të Xhorxhias. Presidenti Trump në një postim në Twitter të mërkurën tha se Marjorie Taylor Greene ishte një “Fituese e vërtetë!” pasi ajo mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet paraprake të republikanëve në distriktin e 14-të të Xhorxhias.

02:49
Vaksina ruse për COVID-19, zyrtarët amerikanë skeptikë

Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin. “Seriozisht dyshoj se e kanë arritur këtë,” tha eksperti i sëmundjes infektive Dr. Anthony Fauci. Por ai shtoi se shpreson që Moska me të vërtetë “ka vërtetuar përfundimisht se vaksina është e sigurtë dhe e efektshme”.

02:28
Biden e zgjodhi si kandidate për nënpresidente, Trump kritikon Kamala Harris-in

Presidenti Donald Trump e quajti të mërkurën Senatoren Kamala Harris, të zgjedhur nga kandidati demokrat për president Joe Biden si kandidate për nënpresidente, si “lloji i kundërshtarit që ëndërrohet nga të gjithë”. “Kamala Harris filloi fuqishëm në zgjedhjet paraprake presidenciale mes demokratëve dhe pëfundoi dobët, duke u tërhequr në fund nga gara me mbështetje gati zero”, shkroi presidenti në Twitter.

02:06
Joe Biden dhe Kamala Harris bëjnë prezantimin e parë sëbashku në fushatë

I emëruari i pritshëm presidencial demokrat Joe Biden dhe kandidatja e tij e sapoemëruar për në postin e nënpresidentes, senatorja Kamala Harris, bënë prezantimin e parë së bashku të mërkurën, ndërsa këta rivalë të dikurshëm në zgjedhjet paraprake të demokratëve, kërkuan të forcojnë epërsinë e tyre ndaj Presidentit Donald Trump dhe të sigurojnë vendin e tyre në historinë amerikane.