Zinedine Zidane ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Huescës në kampionat, e planifikuar për t’u zhvilluar nesër, ndërsa ka bërë thirrje që të tijtë të mendojnë vetëm për takimin e radhës dhe jo atë me Interin të martën.

“Dëgjoj të flitet sikur ndaj Interit na pret një finale, por finalja e vërtetë e jona është ajo nesër ndaj Huescës. Duam të fitojmë ndeshjen nesër dhe deri në përfundim të saj nuk duhet të mendojmë për Interin”, tha Zidane.

Një temë e nxehtë në shtëpinë e kampionëve në fuqi të Spanjës, është edhe ajo Benzema-Vinicius, me sulmuesin francez që këshillonte patriotin e tij Mendy, të mos i pasojë brazilianit, në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach të martën në Champions.

“Është diçka e mirë që kjo ndodh. Mund të them se ndodhin shumë gjëra edhe në fushë, në gjaknxehtësi, por tani ka shumë telekamera dhe dalin në pah. Gjithsesi të dy sulmuesit janë sqaruar pas ndeshjes dhe janë stërvitur shumë mirë gjatë këtyre ditëve. Nuk ekziston një çështje e tillë te Reali”, u shpreh trajneri i “Los Blancos”.

Top Channel