Rriten numri i infektimeve në Itali, rreth 31 mijë persona me Covid-19 dhe 199 viktima në 24 orët e fundit

30/10/2020 19:10

Italia regjistron brenda një dite rreth 31 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA,  vendi regjistroi afro 200 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 38 mijë.

“Dje jemi përballur me 26 mijë raste të reja, ndërsa sot tejkaluam shifrën prej 31 mijë”, tha Gianni Rezza nga ministria e shëndetësisë.

Rritje ditore të rasteve kanë raportuar edhe shumë vende evropiane kohëve të fundit, sakaq numri vlerësohet të jetë shumë më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë.

Italia që dikur ishte epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në Evropë, ka filluar të përballet ashpër me rritje të infeksioneve të reja.

Top Channel