​Di Maio: I gatshëm të marrim çdo masë për të mos mbyllur Italinë

04/12/2021 13:22

“Në këtë moment ne mund të përballojmë luksin që të mos diskutojmë ende për detyrimin e vaksinimit vetëm sepse kemi 87% të popullsisë të vaksinuar, deklaroi ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio duke folur para gazetarëve.

Ai shtoi se ka një borxh ndaj italianëve për të vazhduar punën që pjesa e mbetur të bindet për tu vaksinuar kundra Covid-19.

Ministri theksoi se do të merren të gjitha masat që komiteti shkencor do propozojë për të shmangur mbylljen e vendit.

“Ua kemi borxh italianëve dhe duhet të vazhdojmë të punojmë që pjesa e mbetur të bindet të vaksinohet. Ne duhet të marrim të gjitha masat që komuniteti shkencor do të propozojë për të shmangur mbylljen e vendit duke lënë pas të kaluarën e trishtuar”, tha Di Maio.

Top Channel