ATP Viena/ E bujshme, italiani Sonego mposht numrin 1 të renditjes në çerekfinale

30/10/2020 23:59

Numri një i renditjes botërore të tenisit, Novak Djokovic i ka dhënë fund aventurës në ATP World Tour Viena, pasi u eliminua mbrëmjen e sotme nga italiani Lorenzo Sonego, i cili zhvilloi një ndeshje spektakolare.

Torinezi 25-vjeçar, i cili është në vendin e 42-të në renditjen e përgjithshme ATP, por ia doli të triumfojë 2-0 ndaj në çerekfinalen ndaj tenistit serb, me rezultatin 6-2 dhe 6-1 për çdo set dhe u kualifikua në mënyrë të befasishme në gjysmëfinale.

“Ishte fitorja më e rëndësishme e karrierës time. Djokovic është më i miri në botë, por unë sot kam bërë një ndeshje të jashtëzakonshme. Më pëlqen ky turne dhe kushtet me të cilat luhet. Është vërtetë e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme që kam bërë një ndeshje të tillë”, u shpreh Sonego.

Top Channel