Matteo Politano ka rigjetur buzëqeshjen te Napoli, ku është shndërruar në një titullar në formacionin e Genaro Gattusos dhe mbrëmjen e djeshme u dha fitoren “të kaltërve” në transfertën baske ndaj Real Sociedad.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, sulmuesi italian foli me superlativa për punën e bërë nën urdhrat e Gattusos, teksa nuk ngurroi të “thumbojë” edhe ish skuadrën e tij, Interin, që janarin e kaluar.

“Kur erdha këtu, mu desh pak kohë që të ambientohesha, por tani falë trajnerit ,po punoj shumë dhe jam gjithmonë gati të bëj më të mirën në fushën e lojës. Vija pas një periudhe të keqe te Interi, ku nuk u trajtova mirë dhe tani po rigjej formën më të mirë”, deklaroi Politano.

Sulmuesi iu bashkua Interit në verën e 2018-ës dhe pas një sezoni si protagonist nën urdhrat e Luciano Spallettit, e gjeti veten jashtë planeve të Contes në fillim të sezonit të kaluar dhe pas 3 muajsh ku luajti vetëm pak minuta, në janar u transferua te Napoli.

Top Channel