Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Ana e ‘Për’Puthen’ bën veprimin e madh: Pret flokët…

30/10/2020 18:46
Ana

Tetori njihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për femrat dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.

Emisioni i “Për’Puthen”, është ndërgjegjësuar me këtë nismë, e njëra nga konkurrentet, më konkretisht Ana, ka vendosur të presë flokët e saj të gjatë për t’i dhuruar për femrat e prekura nga kanceri. Madje, Ana shtoi se personit në fjalë, do t’i mbulojë me shpenzimet e saja, bërjen e vetullave.

Mes lotëve Ana tha:

“Do i dhurosh asaj flokët e tu. Ndoshta atë do e bëjnë të lumtur këto flokë që kam unë dhe do ti japin forcë për sëmundjen që ka. Jeta është shumë e bukur, të dashura, nëna, motra, kanceri i gjirit vret, ju lutemi kujdeseni për vete. Veç pjesës së flokëve, zonjës, gruas do ia bëj edhe vetullat. Dua t’ia bëj edhe ato”.

 

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel