Plot surpriza dhe të papritura edhe në këtë episod të Aventurierëve. Pasi u bë asistent i menaxherit, Lindi mori menjëherë detyrën e parë.

Në Bumerang Beach Bar zhvillohet një ‘Shkuma party’ dhe Lindi së bashku me aventurierët e tjerë duhet të njoftojnë pushuesit e plazhit të Spillesë për këtë event. Së bashku me kolegët e tjerë nisin shpërndarjen e broshurave. Vali iu ankua Lindit për këtë punë duke thënë: “Kam ardhur të punoj në bar dhe jo si promocion”.

Që shpërndarja të bëhet sa më shpejt, aventurierët u ndanë në grupe. Tatani, Lindi dhe Alioni qëndruan bashkë. Vali vazhdoi me Dodon, ndërsa Kri dhe Stivi e bënë bashkë shpërndarjen e broshurave.

Në mënyrë që broshurat të shpërndaheshin më shpejt, Stivi i kërkoi Kri-së të bëhet më tërheqëse. Kri u zhvesh dhe rrobat e saj i mori Stivi, i cili ia hodhi mbi çadër.

“I do rrobat mbrapsht, shpërndaji vetëm të gjitha broshurat”- tha Stivi. Kur pa veprimin e Stivit, Kri shijoi muzikën që ishte në Bumerang Beach Bar. “Mi hodhi brekët atje lart? Punë e madhe, do shijoj Noizy-n”- shtoi Kri.

Episodi i plotë:

Top Channel