Rama bisedë me Presidentin e KE-së, kryeministri: Një mbështetës i pakursyer i integrimit europian

30/10/2020 18:44
Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel

Kryeministri i vendit, Edi Rama aka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Përmes një postimi ai thotë se tema kryesore ishte Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si një hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu ata kanë biseduar edhe për Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë,  ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE.

“Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor. Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE”, shkruan Rama.

Top Channel