Situata me pandeminë Covid-19 po vjen duke u rënduar në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në të gjithë botën, ndërsa Federata e Futbollit në vendin fqinj vendosi të pezullojë përkohësisht ndeshjet në Ligën e parë dhe të dytë.

Kështu në një njoftim zyrtar, Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ndeshjet e vlefshme për javën e 11 në Ligën e parë dhe javën e 10 në Ligën e dytë, të cilat ishin planifikuar për këtë fundjavë, do të luhen një javë më vonë, më 7 dhe 8 nëntor.

Ky vendim është mjaft shqetësues për botën e futbollit, pasi kujtojmë që sezoni i kaluar futbollistik në Maqedoninë e Veriut nuk përfundoi, sepse pas pezullimit, u vendos edhe anulimi i garës.

Top Channel