Elia Zaharia, Princ Leka dhe vogëlushja Geraldine

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia kanë publikuar fotot e para të vajzës së tyre që vendosën ta quanin Geraldinë ndërsa e mbanin në krahë.

Ata i kanë falënderuar të gjithë për urimet me rastin e lindjes së saj, duke theksuar se ajo ditë e madhe ndodhi në ditën e vdekjes së mbretëreshës Geraldinë.

Elia e veshur me një fustan bezhë me lule, kurse Leka me pantallona bezhë, këmishë të bardhë dhe xhaketë të zezë kanë pozuar të buzëqeshur në një ambient të mbushur me lule. Ata nuk kanë preferuar ta zbulojnë pamjen e vajzës, të mbuluar me një pëlhurë ngjyrë të lehtë të artë.

Përmes një shkrimi ata e konsideruan atë shenjë si një përshëndetje nga bota e engjëjve. Vogëlushja lindi më 22 tetor 2020 në maternitetin në kryeqytet, “Mbretëresha Geraldinë”.

“Të dashur miq, ju falënderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruan Elia.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel