Zgjedhjet në SHBA/ “Adreso ndryshimet klimatike për të marrë votën time”

31/10/2020 06:26

“Era filloi të lëvizte më shpejtësi më të lartë dhe pastaj ne u bllokuam në një shi të dendur. Uragani Zeta po shkonte drejt Jean Lafitte. Pak orë më pas njoftimit në Radio uragani goditi New Orleans”- kështu shprehet një amerikane e cila tregon me shqetësim se zona e saj po goditet shpesh nga fenomene të tilla.

15 vite më parë uragani Katrina shkatërroi New Orleans-in, ku u raportuan më shumë se 1500 të vdekur vetëm në shtetin e Louisiana.

Donald Trump dhe Joe Biden, të dy e kanë fokusuar punën e tyre në industrinë e naftës, kur në fushatës presidenciale flasin për ndryshimet klimatike. Disa persona i shikojnë nga një perspektivë tjetër ndryshimet klimatike, teksa flasin për eurozion bregdetar, uragane, përmbytje të gjitha të ndodhur në bregun e Louisiana-s.

“Në qoftë se njëri nga kandidatët do të adresonte direkt ndryshimet klimatike, eurozionin bregdetar dhe humbjen e tokës që po ndodh në Louisiana, mendoj se do të marrë votën time përfundimisht”- tha 18-vjeçarja Emerson Boutte.

Top Channel