Përplasjet me Kinën/ India teston raketat anti-anije të rangut të largët (VIDEO)

30/10/2020 18:56

India ka testuar së fundmi një tjetër raketë, teksa përshkëllëzon manovrat ushtrake mes tensioneve të vazhdueshme me Kinën.

Raketa e testuar anti-anije e la objektivin e saj të shkatërruar e në flakë.

Luftanija indiane INS Kora lëshoi në fundjavë raketën KH-35 Uran e cila shpërtheu luftanijen objektiv INS Cannanore në gjirin e Bengalit.

Marian indiane tha se testi u krye në largësinë maksimale dhe se mjeti demonstroi “preçizion në goditje” duke e lënë objektivin në flakë.

Marina indiane shpërndau pamje të manovrave dhe të anijes së dëmtuar, duke theksuar gatishmërinë e vendit në luftën detare.

Ky është testimi i dytë i raketës KH-35 këtë muaj pas atij të një jave më parë në Deti Arabik.
Dy muajt e fundit India ka kryer rreth 10 teste raketore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel