Tërmeti gjunjëzon Izmirin/ 17 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur, vijojnë operacionet e shpëtimit

31/10/2020 00:11

Të paktën 17 të vdekur, mbi 700 të plagosur, godina të shembura dhe shumë frikë: qyteti turk i Izmirit u trondit sot nga një tërmet 6.6 ballë i shkallës Rihter. Mediat vendase raportuan se goditja kryesore u ndoq edhe nga 67 paslëkundje, 13 nga të cilat të një magnitudë më shumë se 4.0. Sipas dëshmitarëve, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar, i treti më i madh në vend.

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë dhe se 70 vetë janë shpëtuar nga rrënojat. Kërkimet ndërkohë në rrënoja vazhdojnë , me dhjetëra punonjësit të shpëtimit të dërguar në zonë.

Në përpjekjet e shpëtimit janë angazhuar edhe dy helikopterë ushtarakë. Ministria turke e mbrojtjes ngriti menjëherë një grup krize për tërmetin, ndërkohë që më urgjencë reagoi dhe ministria e transportit dhe insfrastrukturës e cila garantoi që të mos kishte probleme të lëvizjes apo komunikimit. Duke shprehur të gjithë solidaritetin e tij, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia është në këtë moment “në krah të qytetarëve të saj të prekur nga tërmeti”.

Ankara njoftoi se ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Greqisë – dy vende të përfshira në një mosmarrëveshje të ashpër mbi pronësinë e burimeve të mundshme të hidrokarbureve në Mesdheun lindor – folën me telefon pas tërmetit dhe thanë se ishin gati të ndihmonin njëri-tjetrin. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare thotë se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit. Janarin e këtij viti, me shumë se 30 njerëz vete u vranë dhe 1,600 u plagosën kur një tërmet goditi provincën lindore të Elazig të Turqisë.

Top Channel