Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të mërkurën demokracive të reja të Evropës Qendrore e Lindore të mbrojnë liritë e fituara me mund, përballë kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe të tjerë. Ai vuri në dukje se disa vende, ku ai veçoi Bjellorusinë, kanë shënuar hapa prapa.
Grupi terrorist ISIS mund të ringjallet dhe është një problem për mbarë botën. Kjo ringjallje mund të bëhet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron me shpejtësi për të kthyer në vendet e tyre dhe për të ri-integruar ish-anëtarët e këtij grupi terrorist që aktualisht mbahen në kampe në Siri.
Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar një mbështetëse të një grupi të ekstremit të djathtë për fitoren e saj në zgjedhjet paraprake për anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin jugor të Xhorxhias. Presidenti Trump në një postim në Twitter të mërkurën tha se Marjorie Taylor Greene ishte një “Fituese e vërtetë!” pasi ajo mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet paraprake të republikanëve në distriktin e 14-të të Xhorxhias.
Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin. “Seriozisht dyshoj se e kanë arritur këtë,” tha eksperti i sëmundjes infektive Dr. Anthony Fauci. Por ai shtoi se shpreson që Moska me të vërtetë “ka vërtetuar përfundimisht se vaksina është e sigurtë dhe e efektshme”.
Presidenti Donald Trump e quajti të mërkurën Senatoren Kamala Harris, të zgjedhur nga kandidati demokrat për president Joe Biden si kandidate për nënpresidente, si “lloji i kundërshtarit që ëndërrohet nga të gjithë”. “Kamala Harris filloi fuqishëm në zgjedhjet paraprake presidenciale mes demokratëve dhe pëfundoi dobët, duke u tërhequr në fund nga gara me mbështetje gati zero”, shkroi presidenti në Twitter.
I emëruari i pritshëm presidencial demokrat Joe Biden dhe kandidatja e tij e sapoemëruar për në postin e nënpresidentes, senatorja Kamala Harris, bënë prezantimin e parë së bashku të mërkurën, ndërsa këta rivalë të dikurshëm në zgjedhjet paraprake të demokratëve, kërkuan të forcojnë epërsinë e tyre ndaj Presidentit Donald Trump dhe të sigurojnë vendin e tyre në historinë amerikane.
1226 raste të reja koronavirusi janë regjistruar në Gjermani në 24 orë, sipas të dhënave të institutit Robert Koch. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë vend, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjenës.
Zëra të pavërtetë për Covid-19, stigma dhe teoritë konspirative kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme në të paktën 87 shtete, përfshirë SHBA, dhe kjo përhapje informacioni ka çuar në viktima dhe të lënduar – tregon një studim i ri që analizonte përmbajtjen e postuar në platformat e medias sociale, gazeta online dhe faqe të tjera interneti nga 31 dhjetori deri më 5 prill.
Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë.
Përfundon zyrtarisht bashkëpunimi mes Juventusit dhe francezit Blaise Matuidi. Klubi bardhezi, përmes një njoftimi zyrtar, komunikoi përfundimin me marrëveshje të kontratës. Lajmi qarkullonte prej disa ditësh, por tani është edhe zyrtare. Përvoja e Blaise Matuidi tek Juventusi zgjati tre vjet.
I mjaftoi vetëm një sezon në Ligën e Parë të Turqisë, në radhët e Menemnsporit, për të rënë në sy të gjigantëve të Stambollit, Fenerbahce. Gentian Selmani është gati të hedhë hapin e radhës të madh në karrierë, falë paraqitjeve të tij të mira në një klub që po shndërrohet trampolinë për futbollistët shqiptare.
Një ndeshje dramatike ishte ajo mes Atalantës dhe Paris Saint Germain në Uefa Champions League ku nxori fitues ekipin francez. PSG bëri një përmbysje në 3 minutat e fundit të lojës.
Mbyllet me një fund dramatik aventura e jashtëzakonshme e Atalantës në Champions League. Hirushja e futbollit italian mrekulloi në çerekfinale ndaj PSG-së, teksa deri në minutën e 90-të ishte me një këmbë në gjysmëfinale, falë golit të shënuar që në fillim të sfidës nga Pasalic, por pikërisht në limitet e kohës së rregullt bënë diferencën “yjet” e ekipit francez, duke përmbysur shifrat në 1-2.
Një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 23-të, miliarderja Kylie Jenner është shfaqur topless.
Franca do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, tha Presidenti Emmanuel Macron të mërkurën, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshme që ka rritur tensionet me Greqinë, shkruan Reuters.
Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka folur rreth zgjerimit të mundshëm të koalicionit qeverisës dhe propozim-aktakuzës kundër presidentit Hashim Thaçi.
Lucky Kelsall, 37 vjeçe, i bëri një premtim burrit të saj që ishte në prag të vdekjes, se me të do të bënte një djalë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë qytetarët se gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit për masën 15 të pakos emergjente, ka ndodhur një gabim teknik, si pasojë e të cilit një numri të përfituesve dje iu është dërguar gabimisht një SMS që nuk dedikohej për ta.
Për shkak të punimeve që po kryen OST për instalimin e sistemit të matjes , nesër, 13 gusht do të kryhet remont në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku” që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i N/stacionit Farkë.
Atalanta është duke kryesuar me rezultatin 1-0 ndeshjen ndaj Paris Saint Germain, e vlefshme për çerekfinalet e “Uefa Champions League”.
Filmi “Orhpan” tregon historinë e Esterit, një vajzë e vogël që rezulton të jetë një vrasëse dhe familja e saj e ka birësuar atë. Por Ester dhe sekretet e saj nuk janë imagjinare.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, të mërkurën paralajmëroi Iranin kundër çdo ndërhyrje në Liban, pas shpërthimit në një port javën e kaluar, që ka shkaktuar një krizë politike në vend.
Babë e bir, që të dy mjekë në Florida të SHBA-ve, kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të AAK-së që kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës, duke thënë se çdo diskutimi për postin e të parit të shtetit, duke e pasur presidentin me mandat të plotë, është jo etik.
Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrimi në Greqi, janë të detyruar të shfaqin testin molekular negative (pcr) për Covid-19, të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi.
Një aksident ka ndodhur në Korçë.
Energjia elektrike mund të ruhet në muret e shtëpive, pasi është treguar një teknologji e re që shndërron një tullë në një bateri.
Klubi i futbollit Drita është njoftuar nga organet e UEFA-së, se shkalla e apelit ka vendosur se skuadra gjilanase ka humbur ndeshjen kundër Linfield në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0.
Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës, dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.
Hungaria ka nënshkruar një deklaratë të synimit për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore nga Shtetet e Bashkuara për rreth 1 miliard dollarë.
Kamerat e sigurisë së një shtëpie, kanë fiksuar momentin e përleshjes midis një maceje të egër dhe një aligatori të vogël.
700 mijë klikime pa i mbushur ende 24 orë, është një rekord klikimesh ky i Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Ai publikoi ditën e djeshme një projekt muzikor me reperin Finem, të titulluar “gazi n’fund”.
Pekini paralajmëroi Uashingtonin pasi njeriu i parë i shëndetësisë amerikane vizitoi Tajvanin.
Të bësh një dush përpara se të ikësh në punë apo përpara një ceremonie të rëndësishme është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Por për një 80-vjeçar nga Irani, i cili ka 60 vite pa u larë çfarë mund të thuhet?!
Një aksident ka ndodhur pranë portit të Shëngjinit.
Një zjarr është konstatuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Putin i dha shpresë botës kur tha se ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19. Presidenti rus pretendon se vaksina e zbuluar nga ekspertët e vendit ka rezultuar e suksesshme dhe ofron imunitet të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.
Goditje të tilla të zgjuara dhe low cost e vendosën mes drejtorëve sportivë më të mirë në futboll, dhe kandidat për çmimet prestigjioze Globe Avvards.
Modelja seksi Demi Rose, prej javësh është duke shijuar pushimet në Ibizia të Spanjës.
Mbi këtë hotel në Tushemisht të Pogradecit vetëm në një javë u kryen dy atentate. I pari në datën 1 gusht ku atentatorët tentuan të qëllonin djalin e pronarit të hotelit, Jetmir Muçollarit por iu bllokua arma kallashnikov.
Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga shpërthimi tronditës në Bejrut, të mbijetuarit kanë mbledhur veten për të treguar dëshmi tronditëse. Rima Majed, është një nga të mbijetuarat e katastrofës dhe në një intervistë të gjatë për CNN, ajo ka treguar të gjithë momentin dramatik.
Sot KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019, duke lënë në fuqi vendimin në lidhje me dënimin me 10 vite përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare dhe 1 milion euro gjobë të klubit shqiptar për trukime.
Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid 19 në vend, një numër rekord prej fillimit të pandemisë dhe në total numri i të prekurve ka shkuar 6177. 22 prej rasteve të sotme, që janë zbuluar në pikat e hyrjes të vendit si porte dhe aeroporte.
Asnjëherë nuk është e sigurt që mund të marrësh një po nga partneri/ja kur bëhet fjalë për martesën.
Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përmes dialogut, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar.
Kryetari i AAK-së duket se do të jetë kandidat i kësaj partie për të parin e vendit.
Librat e regjistruar me zë ose ndryshe audiobooks po jetojnë momentin më të mirë të tyre. E ndërsa popullariteti i tyre, sa vjen e rritet, ky trend i ri që qëllon të jetë edhe kreativ, është parë ndër të tjera dhe si formë e re arti.
Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters.
Një tren pasagjeresh ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar në një greminë në Skoci, duke lënë të paktën 3 viktima.
Një “McLaren 570”, me vlerë 170 mijë euro, pësoi lëndime të shumta pas një aksidenti të kryer në qendër të Londrës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Rusinë për minimin e demokracive në Evropë dhe dezinformim, ndërsa Kinën për fushatë të shantazhit në mënyrë që të fitojë ndikimin në botë.
Një pasagjer i një aeroplani, i lodhur nga udhëtimi i gjatë, ka gjetur pak momente qetësie dhe relaksi, kur gruaja nisi të masazhonte këmbën e tij.
Kryetari i Autoritetit Kosovar të konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë se kanë njoftuar ndërmarrjet e licencuara për kryerjen e testimeve molekulare dhe serelogjike për SARS Cov-2, që detyrimisht t’i zbatojnë dispozitat e nenit 4 te ligjit për mbrojte të konkurrencës, në mënyrë që të shmanget çfarëdo marrëveshje për manipulim me çmime.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka miratuar 5191 paga lufte për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor nga pandemia.
Këtë ditëlindje, Iso Machodao nga SHBA, vendosi që të merrte një jaht të vogël me qira dhe të kalonte një pasdite të qetë në thellësinë e oqeanit.
Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, “Tirana International Airport”, bën me dije se partnerët e pamartuar nga vendet e treta, ku përfshihet dhe vendi ynë, lejohen të hyjnë në Gjermani.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar sot propozimin e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.
Katër turistë britanikë kanë përfunduar me makinën e tyre në një kanal në Amsterdam. Dyshohet se shoferi i automjetit dhe pasagjerët ishin duke konsumuar lëndë narkotike pak para se të ndodhte aksidenti.
Punonjësit e personelit mjekësor, janë cilësuar si heronjtë e luftës ndaj COVID-19.
Dwayne “The Rock” Johnson u emërua aktori më i paguar, për të dytin vit me radhë, shkruan revista Forbes.
Shumë e kundërshtuan që ajo u divorcua, por Meghan Markle dhe ish-partneri i saj nuk thanë asnjë fjalë në publik për marrëdhënien e tyre të mëparshme.
Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka fituar betejën me covid-19.
Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në facebook njofton se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.
Bazuar në të dhënat e dërguara në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës, sot një person është shëruar tërësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara 139 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 141 raste dhe 3 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.
Nga Anila Hoxha
Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle me radarë, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.
Tragjedi në një familje kosovare që sapo kishte mbërritur për pushime në bregdetin e Adriatikut.
Një familje nga Durrësi po përballet me presionin e nxjerrjes në rrugë, pasi pronari i banesës, ku ajo jeton prej afro 4 dekadash, ka qenë një shtetas izraelit, pronat e të cilit u shtetëzuan pas vitit 1945.
“Historia përgjithësisht ka treguar që heronjtë e luftës zakonisht bëhen dëshmoret e parë të paqes”, shprehet Bledar Skënderi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.
Takimin e fundit me Arben Bajon e kujtoj shumë mirë.
Rreth 53.7% e vdekjeve në vendin tonë ndodhin prej sëmundjeve kardiake. Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit.
Gratë përherë e më shumë po i drejtohen policisë jo vetëm për dhunën fizike, por edhe dhunën psikologjike.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ende nuk ka vendosur se si do të filloj mësimi në shtator. Megjithatë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk mund të ndërtohet arsimi online, meqë nuk ka kapacitete teknologjike.
Pas patrullimeve të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë, banorët e brezit kufitar me Serbinë kanë mbajtur një protestë si shenj pakënaqësie.
Uilli, princi i Bel-Air, i luajtur nga Uill Smith në serialin e adhuruar gjatë viteve 90-të, do të rikthehet.
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka mbajtur takim me komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit. Në këtë takim të rregullt është kërkuar nga Qeveria që të bashkëpunojë me sektorin e gastronomisë para se të marrin vendime që afektojnë me këtë sektor.
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson.
Vëzhguesit e qiellit kishin mundësinë të shihnin një nga spektaklet më të mëdha të dritave kozmike gjatë natës së shkuar, me shiun e meteorëve Perseid që arriti kulmin.
Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 46808 raste të reja të koronavirusit dhe 1074 viktima.
Gjatë inspektimit në Spitalin e Lezhës, ministrja Manastirliu deklaroi se po vijon fuqizimi i spitaleve rajonale dhe përgatitja e tyre sipas skenarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për përballimin e situatës së Covid-19.
1226 raste të reja koronavirusi janë regjistruar në Gjermani në 24 orë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.
Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka nisur që t’i licensoj laboratorët privat për shërbimin e testimeve për SARS Cov-2.
Tre persona kanë rënë në pranga në Tiranë.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i ka vazhduar aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në Skenderaj. Në Skenderaj ministrja u shoqëruara nga zv. ministri Engelbert Zefaj dhe përfaqësues të MKRS-së, ku u pritën nga Kryetari Bekim Jashari i cili i falënderoi qe kanë përzgjedhur këtë komunë për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme.
Një 44-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, gjatë një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.
Walt Disney i ka dhënë fund një prej emrave më të famshëm në industrinë e argëtimit, 20th Century Fox. Kjo vjen në një kohë kur shtëpia legjendare e miushit Mickey, ka rikonceptuar një nga studiot e saj televizive si 20th Television.
Tregu i cigareve të paligjshme gjatë dekadës së fundit është shtrirë përtej produkteve kontrabandë duke u zgjeruar përmes falsifikimit të cigareve të markave prestigjioze ashtu dhe prodhimit të“cigareve të bardha” që nuk mbajnë emra të njohur të industrisësë duhanit.
Dwayne “The Rock” Johnson është vlerësuar si aktori mashkull më i paguar për të dytin vit radhazi sipas revistës “Forbes”.
Përkthehen në anglisht, eposi dhe legjendat unike shqiptare
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Pogradec.
Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, njëkohësisht edhe biznesmen, i ka dhuruar spitalit “Shefqet Ndroqi” që është kthyer në spital Covid, pajisje mjekësore. Drejtuesit e spitalit dhe mjekët e kanë falenderuar.
Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5.004.
Një i mitur ka humbur jetën në Durrës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyre. Ai ka thënë se do t’i forcojnë këto raporte meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë.
Rita Ora ka qenë kryefjalë e statuseve në Twitter për ditë me radhë, pasi 29 vjeçarja është akuzuar për “përvetësim kulturor” dhe “blackfishing” (duke u shtirur si person me ngjyrë).