Po luante në kompjuter, adoleshenti tmerrohet nga dridhjet e fuqishme të tërmetit në Turqi (VIDEO)

30/10/2020 15:09

Një adoleshent ishte duke luajtur me lojëra kompjuterike në dhomën e tij, në momentin kur toka nisi të dridhej e pallati të lëkundej, si pasojë e tërmetit 6.6 ballë që goditi ditën e sotme qytetin e Izmirit në Turqi.

Fillimisht djali shihet disi i qetë, duke menduar se lëkundjet mund të ishin të pakta, por kur dridhjet u shumëfishuan, ai dëgjohet duke bërtitur i frikësuar dhe largohet me shpejtësi nga dhoma.

Momenti është regjistruar nga kamera e kompjuterit, e deri më tani është parë nga miliona njerëz. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon…

Top Channel