​Hoti: Në Bruksel nuk është diskutuar dje për Asociacionin e komunave Serbe

30/10/2020 10:55

Kryeministri Avdullah Hoti po e quan spekulim mundësinë që shuarja e Task-forcës antikorrupsion do të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, përkundër kësaj tha se kjo e fundit do të përshpejtohet kur “do t’iu shkojnë gjërat deri në fund në sistemin e drejtësisë”.

Përmes një konference për medie, kreu i qeverisë mohoi se dje është diskutuar për themelimin e Asociacionit, ani pse pala serbe insiston se në takimin e djeshëm në Bruksel e kanë hapur këtë temë.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke. Marrëveshja e parimet e vitit 2015 është paragrafi se statuti i AKS-së parasheh dërgimin në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Top Channel