Ne lagjen nr. 4 te qytetit te Laçit ku pasojat e tërmetit ishin shume te mëdha.

Dhjetëra pallate disa muaj me pare u shemben dhe inertet sot vijojnë te qendrojne te palevizira.

Nje pjese e pallateve ne lagjen numër 4 ne qytetin e Laçit qe u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit u shemben ne muajin qershor.

Sot ne vend qe ne këtë zone te kishte nisur ndërtimi i banesave te reja mbizotërojnë inertet dhe pallatet qe janë bere gati për tu shembur.

Per Banoret qe me pare jetonin ne këtë lagje situatën e krijuar e quajnë te papranueshme.

Ata shprehen se janë te rrezikuar nga grumbujt e inerteve qe ne fakt i japin Laçit pamjen sikur sapo ka dale nga lufta.

Ne Laç tërmeti shkaktoi dëme te shumta deri me tani ka nisur procesi i rindërtimit te 500 banesave nga qeveria turke.

Top Channel