(VIDEO) Pamje shokuese/ Tërmet 6,6 ballë! Momenti kur shembet pallati disakatësh në Izmir

30/10/2020 14:50

Lëkundje të mureve mbajtëse, shembje katesh dhe në fund rrëzim total. Këto pamje të tmerrshme vijnë nga qyteti i Izmirit në Turqi, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 6,6 ballë.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

Top Channel